E Martë, 3 Nëntor 2026

Bumi turistik në Gjirokastër, turistët vendas e të huaj të interesuar për historinë dhe kulinarinë

Një e re italiane, ashtu si mijëra vizitorë të tjerë në Gjirokastër nuk ka lënë pa vizituar krenarinë e qytetit, kalanë, fama e së cilës tashmë, me këtë bum turistik ka kaluar përtej kufijve.

“Jemi duke bërë një turn në Shqipëri dhe kalaja na pëlqeu shumë. Tani mezi presim të eksplorojmë edhe pjesën tjetër të qytetit”, tha një turiste.

Mes shumë turistëve të huaj, në këto ditë gushti në radhë për të vizituar qytetin janë edhe turistët vendas, të interesuar jo vetëm për historinë e lashtë, por edhe kulinarinë e larmishme.

Në portat e kalasë, të pasura me histori e lashtësi, gjetëm dhe dy turistë nga Parisi, admirues të kështjellave, qytetërimit dhe muzeve.

 “Jemi nga Parisi, është hera e parë që vijmë këtu. Kemi qenë dy herë në Shqipëri, kemi dëgjuar për qytetin e Gjirokastrës dhe erdhëm ta vizitojmë. Ka shumë turistë, qyteti është fantastik, me siguri do rikthehemi sërish”, u shprehën të tjerë turistë.

Kalaja e Gjirokastrës, emblem e këtij qyteti, është lakmuar tepër nga turistët vendas e të huaj. Kjo dëshmohet nga shifrat, që kanë qenë rreth 50 mijë vizitorë më shumë krahasuar me një vit më parë, me kulmin që u shënua gjatë netëve të festivalit folklorik, ku u bënë bashkë artistët më të mirë të këtij zhaneri muzikor.

Gazetar: Marjo Merhori 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›