E Martë, 3 Nëntor 2026

Vaksinimi ndaj Covid-19, Shtëpia e Bardhë inkurajon amerikanët të marrin dozat përforcuese

Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje amerikanëve që të marrin doza përforcuese të vaksinave COVID-19 kur ato të bëhen të disponueshme muajin e ardhshëm, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një valë të re të infeksioneve me nënvariantin Eris. “Ne besojmë se jemi përgatitur për vjeshtën. Besojmë se jemi në një pozicion më të mirë se kurrë në luftën kundër COVID-19. Dhe kjo është për shkak të punës që ka bërë presidenti”, u tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre,  gazetarëve. Ajo shtoi se vaksinat kundër COVID-19 mbeten mbrojtja më e sigurt për shmangien e shtrimit në spital dhe pasjen e rezultateve të mira afatgjata shëndetësore. 

Doza të reja përforcuese të vaksinave pritet të jenë të disponueshme në mes të shtatorit. 

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shtrimet në spital dhe vdekjet në lidhje me COVID-19 u rritën me më shumë se 20 për qind në gusht.  

Eris, nënvariant i omicronit, tani përbën rreth 20 për qind të të gjitha infeksioneve të konfirmuara COVID-19, duke e bërë atë llojin dominues që qarkullon në SHBA.

Gazetar: Artur Mata

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›