E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga 2/ Gjokaj gol, Vata asist

Një gol i vonshëm i shqiptarit nga Mali i Zi, Adrian Gjokaj, i dhuroi Tus Koblencit një pikë të rëndësishme në transfertë me TSV 1860 München, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën 2 gjermane.
Gjokaj, një ndër më të mirët në takim, shënoi në minutën e 86-të për të vulosur dhe barazimin 2-2. Koblenz, njëherësh edhe skuadra e Fatmir Vatës dhe Artim Pollozhanit (nuk luajti ne kete ndeshje), luajti për një kohë të gjatë më dhjetë lojtarë.
Në këtë takim asistin e golit të parë për Komblencin e dha Fatmir Vata, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë në minutën e 36-të, ndërsa Sukalo me goditjen e tij me kokë në kendin e sipërm të portës barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1. Koblenc renditet në vendin e 9 me 11 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›