![]()
Pas tetë xhirove të zhvilluara të ligës së parë të Maqedonisë ekipi I Milanos nga Kumanova lëshoi kreun e tabelës pas barazimit të djeshëm me ekipin e Bashkimit po nga I njëjti qytet. Ndeshja mbaroi me rezultat 2-2 me golat e Mirsedovskit dhe Omeragic për Milanon kurse për Bashkimin kanë shënuar Zhivadinovic dhe Aziri. Në Tetovë, Renova kori fitore minimale ndaj ekipi të Pelisterit nga Manastiri me golin e shënuar nga penalltia të Beqirit. Të shtunën u zhvillua ndeshja Rabotnicki – Shkëndija për shkak të pjesmarjes së ekipit shkupjan në garat e UEFA-së këtë javë respektivisht takimi me Bolton në transfertë. Takimi ka përfunduar me fitore të vendasve me golat e shënuar në minutën e 21' nga ana e Minas Osmanit dhe në minutën e 82' me anë të Milisavleviqit. Kjo është disfata e shtatë për skuadrën e Shkëndijës e cila gjendet në pozitën e fundit të renditjes tabelare.
Futbollisti Vehbi Alievski, deklaroi për Albania-Sport se edhe përkundër disfatës ata kanë bërë një paraqitje të mirë."Që nga fillimi e kemi ditur se bëhet për një skuadër e cila është një superfuqi për kampionatin tonë vendor. Por nuk u dorëzuam para kohe jemi munduar që t'u kundërvihemi gjatë 90' minutave. Nuk i lejuam shumë hapsirë që të shënoj më tepër gola prandaj pësuam me rezultat 2:0",tha Alievski.
Sipas Alievskit, pas golit të parë të shënuar nga ana e vendase ai ka patur rast për të shënuar."Pas golit që e shënuan futbollistët vendas, nuk kaluan vetëm dy tri minuta lojë pata rast të mirë për gol por nuk arrita që të shënoj, nuk më deshi fati në këtë aksion. Po të kishim shënuar ndoshta rrjedha e takimit do të ishte më ndryshe",u shprehë Alievski.
Në kuadër të xhiros së 9-të futbollistët e Shkëndijës javën e ardhëshme do të ballafaqohen me skuadrën e Makedonija Gjorce Petrovit.
Rezultatet
Rabotnicki 2-0 Shkendija
Cementarnica 2-2 Vardar
Renova 1-0 Pelister
Bashkimi 2-2 Milano
Pobeda 1-0 Sileks
Makedonija 1-0 Napredok
Tabela
Rabotnicki 20
Milano 18
Vardar 15
Pobeda 13
Pelsiter 12
Makedonija 12
Sileks 11
Renova 11
Bashkimi 8
Cementarnica 5
Napredok 5
Shkendija 1
Rabotnicki 2-0 Shkendija