E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Mezi pres të luaj në Anfild”

Olimpiku i Marsejës është në përgatitjet e fundit për ndeshjen me Liverpulin, ndërkohë që presidenti i klubit të famshëm francez, Pape Diuf, ka dhënë urdhër për një heshtje totale shtypi. Gjithsesi rezulton një masë e kotë, pasi si futbollistët e Marsejës ashtu dhe gazetarët francezë do të udhëtojnë me të njëjtin avion. Kapiteni shqiptar i marsejezëve, Lorik Cana, së bashku edhe me trajnerin e ri, Erik Gerets, do të jenë të vetmit, të cilët për shkak edhe të protokollit të Ligës së Kampioneve do të flasin për mediat një ditë para sfidës. Gjatë një interviste të gjatë të Canës të dhënë ditën e diel për sitin francez football365fr, kapiteni tregon edhe disa nga problemet që po e shqetësojnë skuadrën. "Është e vërtetë që po kalojmë një situatë të vështirë, pasi kemi shumë karaktere të ndryshme në ekip, por ambienti është i mirë", - siguron Cana. "Patëm fat të kishim më pak më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen kundër Liverpulit, Takimi në Anfield është i rëndësishëm për klubin dhe lojtarët. Personalisht nuk kam luajtur kurrë në atë stadium për të cilin më kanë folur shumë dhe e pres me padurim". Takimi Liverpul-Marsejë do të gjykohet nga arbitri austriak Kondrad Plautc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›