Gijotine ne Superlige; Pesë javë kampionat, pesë trajnerë të shkarkuar

Nga Sokol Paja
Mungesa e rezultateve me ekipet që kanë drejtuar u ka kushtuar mjaft rëndë trajnerëve të tyre duke sjellë e shkarkimin nga detyra si teknik I ekipit. Vetëm në pesë javë të kategorisë Superiore janë shkarkuar nga detyra e trajnerit pesë teknikë të këtyre skuadrave. Ditën që do të fillonte kampionati largohet nga drejtimi I skuadrës së Skenderbeut Jani Kaci dhe arsyeja është se nuk mund të realizonte me atë ekip dhe futbollistë që kishte në dispozicion rezultatet e pritura nga ana e presidencës së klubit korcar. Ai largohet për mosmundje realizimi objektivash. Vetëm në një javë kampionat shkarkohet nga pankina e Beslidhjes trajneri Stavri Nica. Ai u largua pasi ekipi që ai drejtonte u mund thellë 4-0 në javën e parë të kampionatit nga Dinamo dhe për mungesë rezultatesh të ekipit I "pritet" koka trajnerit. Pas katër javësh dhe vetëm tri pikësh të fituara, për mungesë rezultatesh përsëri donatorët e Tiranës larghonjë nga pankina e skuadrës së tyre teknikun Sulejman Starova që padyshim përbën edhe largimin më të bujshëm në këtë kampionat pasi vetë kontrata e tij prej 100 mijë dollarësh ishte një record I vërtetë për trajnerët shqiptarë deri më sot. Në javën e pestë të kategorisë superiore vinë edhe dy shkarkime të tjera që plotësojnë pesëshen e trajnerëve të shkarkuar në këto pesë javë kampionat. Presidenca e klubit Vllaznia ka shkarkuar në mënyrë unanime trajneirn që e kuishte votëbesuar një javë më parë. Mirel josa edhe pse kishte punuar shumë mirë me ekipin, prapë se prapë mungesa e rezultateve bënë që presidenti Fuashaj të merrtë këtë masë ekstreme ndaj trajnerit. Me Josën në Krye Vllaznia kishte arritur vetëm pesë pikë në pesë javë të Superiores. Edhe pse tifozët e Vllaznisë kanë paralajmëruar se do të braktisin stadiumin nëse ikën Josa prapë se prapë vendimi I shkarkimit për teknikun Tiranas Josa ishte një vendim I pakthyeshëm nga presidenti Fushaj. Tekniku I hekurt është larguar dje në Shkodra me një ceremony modeste ku ka përshëndetur të gjithë fubollistët dhe stafin me të cilin ai punoi, edhe pse u largua ai për një vit fitoi zemrat e tifozëve dhe do të kujtohet gjatë për seriozitetin në punë dhe rrespektin e lënë në Shkodër. Paralelisht me shkarkimin e Josës për të njëjtën arsye, për rezultate të dobta nga stoli drejtues I Teutës është larguar Hysen Dedja. Këto largime trajnerësh deri tani nuk kanë sjellë asnjë të re dhe më e keqja kostoja financiare është shumë e madhe për drejtuesit e skuadrave dhe përpara se të largojnë një teknik duhet që të mendohen më gjatë. Deri në këtë moment edhe ekipet e kategorisë së Parë po kopjojnë superioren ku edhe aty kemi tre trajnerë të shkarkuar: Sinan Bardhi, Luan Metani, dhe Ilir Spahiu.