Bundesliga, Bajern ben mea culpa

Skuadra e Klinsmanit tregoi se nuk mund te beje dot pa francezin Ribery, duke dale me vetem 1 pike nga java e 17 pas barazimit 2-2 me Shtutgartin, ne fushen e ketij te fundit.
Pas nje loje te ekuilibruar jane vendasit te cilet kaluan te paret ne avantazh ne minutat e fundit te pjeses se pare me ane te Sami Khedira.
Ashtu si heret e kaluara, pas pushimit te ndeshjes Klinsman arrin te zgjidhe lojen. Eshte pikerisht Tim Borovski qe ka barazuar 1-1 ne minuten e ‘48.
18 minuta me vone Borovski behet serish protagonist ne golin e dyte. Mesfushori jep nje asist perfekt per Luka Tonin, qe dyfishon rezultatin.
Atehere kur pritej qe kjo sfide te perfundonte me kete rezultat, Khedira barazon shifrat me nje supergol. Shtutgarti feston, ndersa Bajerni shokohet pas atij gabimi ne minutat e fundit qe i hoqi nga duart 3 piket.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code