E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Tirana gjen fitoren me trajnerin e ri

Vllaznia dhe Tirana vazhdojne te mbajne vendet e para ne klasifikim, nderkohe qe poshte tyre skuadrat e tjera ndryshojne pozicionet pothuajse cdo jave.

Edhe pse me veshtiresi, ndoshta per shkak te reshjeve te dendura te shiut, shkodranet kane fituar 1-0 me Flamurtarin. Goli i Boadus ne minuten e pare i ka mjaftuar Vllaznise te mbaje te pandryshueshme diferencen me vendin e dyte.

Agustin Kola e ka nisur me fitore madje te thelle aventuren e tij te pare si traineri i Tiranes. Bardheblute kane mundur 3-0 Apolonine, ne nje ndeshje ku tifozet e ekipit kryeqytetas me pankarta kane kerkuar ikjen e kapitenit Devi Muka dhe dy korcareve Bledar Devolli dhe Tefik Osmani. Ne fitoren e pare pas 3 javesh, golat e bardhebluve u shenuan nga Xhafaj, autor i nje dopjete dhe Andi Lila.

Teuta eshte ndalur nga Partizani ne nje barazim pa gola ne “Qemal Stafa”. Te kuqte e drejtuar nga Duro kane dominuar perpara durrsakeve, por kane qene te pasakte ne finalizimet e aksioneve.

Nje tjeter sfide interesante e kesaj jave ishte Elbasani-Dinamo, qe eshte mbyllur ne barazim 2-2. Edhe pse kane kryesuar per me shume se 45 minuta ndeshjen me rezultatin 1-2, dinamovitet nuk kane mundur te ndalojne Fagun i cili ne minutat e fundit shenoi golin e barazimit per Elbasanin.

Ne nje ndeshje te shoqeruar me tensione, Besa ka mposhtur 2-0 Shkumbinin dhe eshte ngjitur menjehere ne vendin e 5-te me 22 pike. Sfida per mbijetese ajo mes Lushnjes dhe Bylisit ka perfunduar ne barazim 1-1, duke bere qe te dyja skuadrat te mbeten ne te njejtat pozicione ne klasifikim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›