E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, Bajern jep shenjat e para te forces

Ne Bundeslige eshte zhvilluar java e 9-te e kampionatit ku Bajerni i Mynihut ka dhene shenjat e para te forces, pasi ka arritur te permbyse rezultatin me Volfsburgun. Bavarezet edhe pse ishin pa Luka Tonin kane fituar 4-2.

Ka qene Volfsburgu ai i cili ka kaluar i pari ne avantazh me nje 11-metersh qe u transformua ne gol nga Grafite, nderkohe ka qene Dzeko ai i cili dyfishon pak minuta me pas me nje goditje perfekte me koke.

Reagimi i pare i skuadres se Klinsman ka ardhur ne minuten e 41-te, ku Frenk Riberi shenon golin e pare. Me fillimin e pjeses se dyte, Klose i vetem perball portierit te Volfsburgut nuk arrin per te shenuar, por Vam Bomel gjen hapesiren per te barazuar.

Borovski pak minuta me pas shenon edhe golin e trete pas nje konfuzioni te krijuar ne zonen e kundershtarit. Ishte minuta e 63-te dhe Bajerni per here te pare e sheh veten ne avantazh.

Ne mbyllje te takimit shenon edhe Shvajshtajger pas nje pasimi te Klose. Me kete fitore skuadra e Klinsmanit ndodhet 3 pike larg Leverkusenit, i cili kryeson provizorisht Bundesligen pas fitores 2-0 me Kelnin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›