Obama përfundon vizitën te gjyshja e sëmurë

Kandidati demokrat për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka përfunduar vizitën e tij familjare pranë gjyshes së sëmurë që i kushtoi largimin për pak kohë nga gara elektorale për Shtëpinë e Bardhë.
Madelyn Dunham, gruaja që e rriti Obamën është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Barack kaloi pranë saj 6 orë në shtëpinë e saj në Honolulu. Nesër e moshuara do të mbushë 86 vjec.