E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, Bajern ndalet pas 4 fitoreve

Bajerni i Mynihut ndalet ne barazim 2-2 nga Borusia Mynshengladbah ne javen e 13 te Bundesliges, pas 4 fitoreve radhazi.

E fillon mire ndeshjen pasi kalon shpejt ne avantazh me Luka Tonin, i cili arrin te percaje mbrojtjen e miqve. Me kete rezultat ka perfunduar pjesa e pare e takimit.

Nderkohe, ne te dyten Frenk Riberi shnderron ne gol nje 11-metersh duke dhene pershtypjen se Bajerni po shkonte drejt nje fitoreje te sigurte.

Por nje humbje e perqendrimit e skuadres se Klinsmanit ka sjelle barazimin e Borusias. Friend ne minuten e ‘79 shenon golin e pare dhe nje minut me pas Bradlei shenon te dytin duke mbyllur kete ndeshje ne barazim.

Nderkohe, Bajer Leverkusen ka mundur 2-1 Shalke 04. Kiseling ne minuten e ‘30 kalon vendasit ne avantazh dhe Helms dyfishon brenda pjeses se pare. Ne te dyten Kuranji shenon golin e vetem per Shalken, i cili vlejti thjesht per statistike pasi mbeten ne vendin e shtate me 20 pike.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›