Ancelotti: Milan ka nevojë për Pirlon
Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka folur për kthimin e shpejtë të Andrea Pirlos nga lëndimi para ndeshjes së nesërme kundër Chievos. Milani është nikoqir i ndeshjes kundër Chievos nesër pasdite në Serie A. Në rast se Inter humb në shtëpi, rivalët e qyteti Milan, që janë në vendin e dytë, do të janë bukur të sigurt se do të marrin tre pikë kur Chievo do të vizitojë San Siron të dielën. Duke folur në një konferencë për shtyp, trajneri i rossonerëve Carlo Ancelotti ka thënë, "Jemi duke u përmirësuar dukshëm e do të përmirësohemi edhe më shumë me kthimin e Pirlos gjatë javës së ardhshme. Për mua ai është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij dhe mezi po e pres kthimin e tij ku edhe ai do ta jap kontributin e tij". Milan është duke shpresuar që të kthehet në maje të tabelës deri në fund të kësaj të diele.