E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Apoel i Haxhit, humb Omonia e Duros Duro dhe Haxhi u ndëshkuan me karton të verdhë. Të dielën Hidi e Rrustemi do të luajnë kundër Anorthosis

Omonia Nikosia e Klodian Duros humbi 2-1 në transfertë me Ethnikos Aknas në kampionatin qipriot. Mesfushori i Kombëtares shqiptare në minutën e 38-të realizoi një goditje të shkëlqyer, por topi u devijua nga portieri kundërshtar në goditje këndi. Në minutën e 57-të Klodi u ndëshkua me karton të verdhë, përpara se të zëvendësohej në të 60’.

HAXHI – Apoel i Altin Haxhit fitoi thellësisht 4-1 me Apolonos Lemesu. Mesfushori këmbëmajtë u aktivizua nga fillimi i takimit, teksa në minutën e 16-të u ndëshkua me karton të verdhë. Haxhi u zëvendësua në minutën e 69-të.

HIDI – Isli Hidi do të jetë portieri i vetëm shqiptar në ndeshjen Anorthosis Famagusta-Alki. Arjan Beqaj ende nuk është rikuperuar plotësisht. Në këtë takim si titullar pritet të luajë edhe mbrojtësi Blerim Rrustemi.

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›