E Martë, 3 Nëntor 2026

Bundesliga, Borussia Dortmund frenon: 2-2 me Heidenheim

Borussia Dortmund u ndal në mënyrë të jashtëzakonshme në shtëpi nga Heidenheim. Djemtë e Terziçit fillimisht krijuan një avantazh komod, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-0. Por në pjesën e dytë miqtë arritën të barazojnë 2-2 duke marrë kështu pikën e parë në renditje.

Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Brandt. Tetë minuta më vonë erdhi dhe dyfishimi, falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Emre Can. U duk një mision i përfunduar për verdhezinjtë, por u goditën atëherë kur nuk pritej: pësuan fillimisht golin  e 2-1 nga Dinkci, më pas barazimin (përsëri me penallti) nga Kleindienst.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›