Dialogu Kosovë–Serbi/ Pas bisedës me Kurtin, Lajcak takon sot presidentin Vucic

Presidenti serb Aleksandar Vucic (lexo Vuçiq) do të takohet sot (30 gusht) me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak (lexo Lajçak).
Takimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës dhe vjen fill pas bisedës mes Lajçak dhe Kryeministrit Albin Kurti në Bled gjatë Forumin Strategjik në Slloveni.
Gjetja e një rruge për normalizimin e situatës mes Serbisë dhe Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes së 3 qershorit pritet të jetë në fokus të takimit Lajçak-Vuçiq.
Në takimin me Kurtin, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, bisedoi për raundin e ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashikohet të mbahet në shtator.
/rtsh.al/