E Martë, 3 Nëntor 2026

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut i kërkon Lavrovit tërheqjen ushtarake ruse nga Ukraina

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Gjatë bisedës, ministri Osmani ka trajtuar sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›