Qeveria ndryshon skenën për sigurimin e emigrantëve
Qeveria ka vendosur që të përfshihen në këtë skenë të gjitha ata persona që kanë punuar në bujqësi nga 1993 deri në vitin 2004.
Sipas vendimit të qeverisë, periudha e sigurimit do të njihet pavarësisht vendbanimit të tyre. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është e detyruar të nxjerrë aktet për trajtimin e të gjitha kërkesave të refuzuara për pension, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ndërkohë, qeveria ka marrë vendim që familjarët që punësojnë njerëz në shtëpi, si shërbëtorë, apo mami, duhet të shënojnë detyrimisht numrin e sigurimit shoqëror.
“Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto”, thuhet në vendimin e qeverisë.