E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mposhtet nga Palermo 2-0

Milani ka pësuar me rezultat 2-0 në San Siro ndaj Palermos, duke ngecur edhe një pikë ndaj Interit në krye të tabelës së Seri A, pasi Interi nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantas.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte Fabrizio Miccoli ai që ua dha epërsinë mysafirëve të Palermos me të filluar pjesa e dytë e takimit (49'), ndërsa rezultatin e vulosi Mark Bresciano pas më shumë se një ore lojë (62').
Pavarësisht humbjes, Milani mbetet në pozitën e dytë 31 pikë, një më shumë se Juventusi që mbrëmë po ashtu pësoi humbje nga Bari. Interi, që barazoi me Atalantan, mbetet në krye të tabelës me 37 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›