E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga Gjermane java e 30-të

Bundesliga Gjermane ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës se 30-të ku skuadra e Mynshengladbah ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Augsburg, ndërsa sot dhe nesër do të luhen takimet e tjera të kësaj fundjave. Kampionët e këtij sezoni të shpallur shumë jave para kohe kanë një ndeshje të vështirë në transfertë për Hanoverit.

Bavarezët pritet që edhe këtë ndeshje të luajnë me formacionin e dytë pasi fitorja për ta ka shumë pak rëndësi. Tekniku Heinkes kërkon që ti përqendrojë forcat në Champions ku javën e ardhshme do të presë “Alianz Arena” ekipin e Barcelonës për përballjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e sotme ndaj Hanover te skuadra e Bajern një hapsirë të konsiderueshme pritet që të kenë të rinjtë ndërsa në minutat e fundit, Heinkes pritet që të hedhë në fushë disa nga lojtarët titullar. Ashtu si bavarezët edhe Dortmund pritet të mos e marrë me seriozitet ndeshjen e kampionatit kundër Mainz pasi përballë në ndeshjne e ardhshme do të kenë Madrilenët ndaj të cilëve kërkojnë suksesin e fazës së grupeve. Një luftë e veçantë në Bundesligën gjermane pritet që të bëhet për zonën Europiane pasi shumë skuadra kanë pretendimet për marrë pjesë në Champions si dhe në Ligën e Europës.

Në këtë fundjavë në kampionatin gjerman do të kemi këto përballje:
B. Leverkusen – Hoffenheim ,
Borusia Dortmund – Mainz
Eintrcht Frankfurt – Schalke 04,
Hamburg – Fortuna Duseldorf
Hanover – Bayern Munchen ,
Werder Bremen – Ëolfsburg

Nesër
Stuttgart – Freiburg
Nurenberg – Greuther Furth

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›