E Diel, 1 Nëntor 2026

Premier League java e 34-të

Kapionati anglez luan këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 34-ët të cilat priten të dhurojnë surpriza të shumta dhe emocione pasi edhe përballjet janë tejet interesante. Manchester United që është pranë titullit kampion do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit në fundjavë Uest Ham. dajtë britanikë do të kërojnë fitoren në shtëpi ndaj Aston Villës në takimin që do të luhet ditën e hënë.

Përveç kryesuesve të kampionatit që tashmë janë në rrugën e duhur drejt konfirmimit si skuadra më e mirë në Premier Ligë, kampionati anglez do të paraqesë një luftë mjaft të fortë për sa i përket zonës së Europës. Tre skuadra londineze, Arsenal, Chelsi dhe Totenham janë në garë për një vend në Champions ligë dhe lufta pritet të jetë mjaft interesante. Topçinjtë do të luajnë sot në transfertë ndaj Fulham ndërsa pritet që të rikthehen përkohsisht në vendin e tretë të renditjes duke shpresuar që blutë e londrës të bëjnë një hap fals në ndeshjen e të djelës kundër Liverpul në një nga përballjet më të rëndësishme të javës së 34-ët. Një ndeshje tjetër e një rëndësie të veçantë në këtë fundjavë pritet që të jetë edhe përballja mes Totenham dhe Manchester Sitit.

Të besuarit e Vilas Boas do të kërkojnë një fitore përballë “qytetarëve” për të vazhduar rivalitetin me dy skuadrat e tjera londineze për një vend në Ligën e Kampionëve. Në javën e 34-ët të Premier Ligës sot do të kemi këto përballje:
Fulham – Arsenal,
Norwich – Reading,
QPR – Stoke City,
Sunderland – Everton,
Swansea – Southampton
West Bromwich – Newcastle,
West Ham – Wigan

Nesër do të luhen dy takimet më të rëndësishme:
Tottenham – Manchester City dhe Liverpool – Chelsea

Ndërsa të Hënën do të mbyllë javën e 34-ët sfida mes Manchester United dhe Aston Villa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›