Primera Divizion java e 32-të
Kampionati spanjoll ka luajtur dje ndeshjen e pare te javes së 32-të ku Majorka dhe Rajo Valekano kanë ndarë një barazim 1-1. Sot nesër dhe pasnesër La Liga do të vijojë me të tjera takime interesante të cilat pritet të shoqërohen me surpriza të shumta dhe emocione.
Dy Bigët e Primera Divizion, Barcelona dhe Real Madrid pritet të shënojnë fitoret e radhës për të shkuar me moral të lartë në ndeshjet e gjysmëfinaleve të Champions League. Katalanasit do të presin në shtëpi skuadrën e Levantes ndërsa Madrilenët do të luajnë në Santiago Bernabeu kundër Real Betis.
Në këto takime të dy trajnerët Mourinho dhe Vilanova pritet që të mosaktivizojnë një pjesë të mirë të lojtarve titullarë me qëllimin e vetëm për të mos i sforcuar pasi në mesjavën e ardhshme përballë do të kenë dy ekipet Gjermane të Bayern dhe Dortmund.
Primera Divizion do të vazhdojë nesër me takime të tjera interesante ku Atletiko Madrid edhe pse luan në transfertë ndaj Seviljes do të kërojë fitoren e padiskutueshme për të shpresuar në një hap fals të skuadrës e Merengues dhe për tu ngjitur në vendin e dytë në renditje.
Diego someone kërkonë maksimumin nga skadra e tij që këtë vit ka si objektiv pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pasi në kompeticionet e tjera madrilenët janë dorzuar tashmë. Sot kampionati spanjoll do të na dhurojë këto takime:
Granada – Valadolid,
Real Madrid – Real Betis
Barcelona – Levante
Valencia – Malaga
Nesër Primera divizion do të vazhdojë me këto takime:
Getafe – Espanjol
Deportivo – Atletiko Bilbao
Osasuna – Real Sociedad
Sevilja – Atletiko Madrid
Ndërsa të Hënën mbyll javën e 32-të sfida mes Selta Vigos dhe Saragozës