E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga Gjermane luan sot aktin e fundit

Ashtu si shumë kampionate të rëndësishme në Europë edhe kampionati gjerman i jep fund sot sezonit futbollistik 2012/13 për ta përqëndruae pastaj vëmendjen të finalja e madhe e sezonit në Champions League. Kjo finale që është edhe më e rëndësishmja për klubet europiane do të diskutohet mes dy skuadrave gjermane, Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund, ndaj edhe vëmendja e sportdashësve gjermanë është e fokusuar krejtësisht në Mitikun e “Uemblit” ku do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni.

Kampionët e Gjermanisë, Bavaresët kërkojnë që sot ta mbyllin me sukses një sezon përfekt ku kanë vënë diktatin jo vetëm në Bundesligë. Ajo që mbetet për tu përcaktuar në këtë javë të fundit është skuadra e 4 që do të marrë pjesë në Champions edicionin e ardhshëm pasi tre skuadrat e para janë kampionët, Dortmund dhe Leverkusen.

Vendi i fundit që të çon në ligën e kampionve do të diskutohet pas pak mes Shalke 04, Freiburg dhe Frankfurt, të cilat do të ndikojnë edhe në përcaktimin e ekipeve që do të marrin pjesë në Europa Ligë. Përsa i përket skuadrave që do të zbresin një kategoritë më poshtë është përcaktuar skuadra e parë ndërsa do të diskutojnë me njër-tjetren për dy të tjetrat, tre skuadra Hofenheim, Augsburg dhe Dyseldorf.

Bundesliga Gjermani pritet të nisë pas pak ndeshjet e javës së fundit ku do të kemi këto takime:

Augsburg – Greuther Furth
Borusia Dortmund – Hofenheim
Eintracht Frankfurt – Volfsburg
Freiburg – Schalke 04
Hamburg – Bayer Leverkusen
Hannover – Fortuna Dusseldorf
Monchengaldbah – Bayern Munchen
Nurenberg – Verder Bremen
Dhe Stuttgart – Mainz

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›