E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A luan sot dhe nesër ndeshjet e fundit të sezonit

Kampionati italian do të luajë këtë fundjavë ndeshjet e fundit të sezonit 2012/13 i cili duhet pranuar se nuk ka qenë në nivelin e viteve të mëparshme pasi në merkaton e para fillimit të sezonit një pjesë e mirë e yjeve të kampionatit u larguan duke e dobësuar më shumë Serinë A.

Ajo që ka rënë në sy në këtë sezon futbollistik në Itali ka qenë dominimi i skuadrës së Juventusit që nga fillimi i kampionatit e deri në fund, kjo pasi “Zonja e Vjetër ishte e vetmja skuadër që nuk u prek nga largimi i yjeve. Drejtuesit bardhezi arritën të ruanin të paprekur kontigjentin e tyre dhe si rrjedhojë në fundë erdhi edhe shpërblimi i merituar, fitimi i kampionatit të dytë radhazi në Itali me një thjeshtësi të madhe pasi e vetmja skuadër që u mundua të rivalizonte ishte ajo e Napolit që u rendit në vendin e dytë.

Ajo që duhet theksuar me forcë në këtë sezon është dështim total i skuadrës së Interit e cila nuk arriti as të kualifikohet në kupat e europës.

Sreria A do të luajë sonte ndeshjen e parë të javës mes Sampdorias dhe kampionëve të Italisë. Një ndeshje kjo që për Sampdorian vlen tre pikëshi per tiu larguar zonës së Pley-ofit. Kampionati Italian vijon nesër me të tjera takime interesante.

Ajo që spikat më shumë në takimet e ditës së nesërme janë transfertat e Milan dhe Fiorentinës. Të dyja këto skuadra duket se do të rivalizojnë për një vend në Champions deri në sekondat e fundit, ndërsa përballë do të kenë dy skuadra që tashmë kanë prerë biletën për në Serinë B, siç janë Siena dhe Peskara. Në kampionatin italian pritet që këtë fudjavë të përcaktohen edhe skuadrat që do të luftojnë për një vend në Europa Ligë.

Ndërsa në fundin e renditjes mbetet për tu përcaktuar skuadra e vetme që do të luajë në play off pasi Palermo, Siena dhe Peskara kanë siguruar rënien nga Kategoria.

Në kampionatin italian sot dhe nesër do të luhen këto takime:

Sampdoria – Juventus,
Atalanta – Chievo,
Bologna – Genoa
Roma – Napoli,
Cagliari – Lazio,
Inter – Udinese
Palermo – Parma,
Pescara – Fiorentina,
Siena – Milan
Dhe Torino – Catania

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›