Bundesliga, Poulsen shtyn festën e Bayernit

Bayerni i Mynihut ishte gati për të festuar titullin e 34-t në historinë e klubit, por tashmë gjigantët gjermanë do të duhet të presin edhe pak.
Një gol i shënuar në minutën e 95-të nga Poulsen u kushtoi bavarezëve festimin e titullit të Bundesligës, pasi ndeshja në transfertë kundër Leipzig përfundoi në barazim 3-3.
Ky barazim nuk mjafton për të fituar matematikisht kampionatin, por gjithsesi e afron skuadrën e trajnerit Kompany me titullin, pasi Bayer Leverkusen (luan të dielën) duhet të rikuperojë 9 pikë dhe një diferencë prej 30 golash. Një mision (thuajse) i pamundur.