E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, Shtutgart ruan kreun e klasifikimit

Shtutgarti vazhdon kryesimin e Bundesliges me 13 pike, pasi ka fituar ne javen e shtate 4-1 me Verder Bremenin. Khedira qe ne minuten e 18-te kalon vendasit ne avantazh, nderkohe qe Trash dyfishon rezultatin per Shtutgartin duke e mbyllur pjesen e pare 2-0.

Me fillimin e se dytes Hilbert shenon edhe golin e trete, nderkohe qe Verderi perpiqet te reagoje me Diegon i cili shenon golin e vetem per miqte. Ne mbylljen e ndeshjes, Lanig shenon edhe golin e katert duke lene Verderin ne kuoten e 11 pikeve ne vendin e gjashte.

Bajern Mynshengladbah qendron ne vendin e fundit te klasifikimit edhe pas kesaj jave pasi eshte mundur ne fushen e tij 2-1 nga Kelni. Ehret kalon miqte ne avantazh qe ne minuten e peste, por Brouvers barazon ne 1-1.

Ne fundin e takimit Kelni kalon serish ne avantazh me Novakovic, duke i dhene skuadres se tij fitoren e trete ne keto 7 jave te Bundesliges.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›