E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo barazon me Vllaznine, fundoset Partizani

Kane perfunduar ndeshjet e javes se gjashte te Kampionatit Kombetar. Takimi me i rendesishem, ai mes Dinamos dhe Vllaznise, i luajtur ne kryeqytet, eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Tirana kryesuese eshte ndalur ne Ballsh, ku ka barazuar 0-0 me Bylisin. Nderkohe, Partizani vazhdon paraqitjet e dobeta duke humbur edhe ne Vlore kunder Flamurtarit, me rezultatin 1-0. Me te njejtin rezultat eshte mbyllur edhe ndeshja Besa-Elbasani.

Surpriza me e madhe e javes vjen nga Peqini, ku Shkumbini i vendit te dyte eshte mundur 2-1 nga Lushnja e fundit te tabeles.

Pas kesaj jave, Tirana ruan kreun e renditjes me 14 pike, e ndjekur nga Vllaznia me 11 dhe Shkumbini e Dinamo me 10. Klasifikimin e mbyllin Partizani e Bylis me nga 4 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›