E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumeshti kinez, nis bllokada ne Shqiperi

Tregu shqiptar eshte i tejngopur me qumesht kinez. Vetem ne tete muajt e pare te ketij viti, doganat shqiptare mesohet se kane zhdoganuar plot 129 tone qumesht me origjine nga Kina.

Por, pervec ketij produkti, tregu shqiptar eshte furnizuar edhe me nenprodukte te tjera te qumeshtit kinez.
Duke iu referuar nje letre te Avokatit te Popullit, sipas informacioneve qe ai kishte marre nga drejtori i Doganave, gjate ketij viti kane kaluar kufijte shqiptare zyrtarisht edhe 140 tone qumesht koncentrat i njohur me emrin "Panda".

Ky informacion i eshte derguar edhe ministrit te Bujqesise,
Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Jemin Gjana, ministres se Shendetesise, Anila Godo dhe per dijeni edhe Kryeministrit Sali Berisha. I vetmi vendim i marre deri tani nga organet kompetente eshte nje urdher qe mban daten e dy diteve me pare i ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana, sipas te cilit do te bllokohet importi i metejshem i qumeshtit kinez ne vend.

Gjithashtu, ne kete urdher eshte percaktuar edhe kryerja e analizave te qumeshtit kinez dhe nenprodukteve te tij ne ndonje nga laboratoret e specializuar te vendeve te Bashkimit Evropian. Ne rast se keto produkte do te rezultojne me permbajtje te larte te melamines atehere ato jo vetem
qe do te zhduken nga tregu, por edhe do te asgjesohen. Por deri atehere, qumeshti kinez dhe mallrat e tjera qe kane ne perberjen e tyre me shume se 15 per qind te tij do te vazhdojne te mbeten nje rrezik prezent per te gjithe konsumatoret shqiptare.

Kjo nisur edhe nga fakti se jo shume konsumatore i drejtohen leximit te vemendshem te etiketave ushqimore perpara blerjes se produkteve. Perfaqesues te Ministrise se Bujqesise kane bere publik dje
faktin se kane ndaluar nje sasi te konsiderueshme te qumeshtit kinez ne magazinat e Portit te Durresit. Ndersa kompania furnizuese e ketij produkti nuk behet publike nga ana e zyrtareve te MBUMK-se. Qumeshti kinez dhe nenproduktet e tij jane vendosur ne krye te "listave te zeza" te thuajse te gjitha vendeve ne bote.

Kjo per shkak te vdekjes se disa femijeve kineze dhe problemeve shendetesore qe iu shkaktuan me mijera te tjereve nga konsumimi i qumeshtit me permbajtje te larte melamine. Ky eshte nje kimikat industrial qe shkakton demtime serioze te veshkave te njeriut duke e cuar madje drejt vdekjes. Sipas eksperteve, kimikati industrial shtohej ne qumeshtin pluhur te foshnjave qe ky te kishte nje nivel me te larte proteine. Vendet e Bashkimit Evropian kane ndaluar plotesisht importin e qumeshtit nga Kina, si dhe kane terhequr nga dyqanet te gjitha produktet e tij, duke i asgjesuar ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›