E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli preket nga kriza ekonomike

Kriza financiare qe po kalojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pervec se po ndikon ne tregjet europiane, ka filluar te ndihet edhe ne boten e sportit dhe per me shume ne futbollin anglez.

Shtetezimi i kompanise amerikane te sigurimeve, “AIG”, sponsori zyrtar i Manchester United, qe derdh ne arken e klubit 56,5 milione pound ne vit, tregon se edhe industria e futbollit do te ndikohet nga kjo krize.

Falimentimi i kompanise “XL”, sponsori i klubit anglez te West Ham, beri qe kjo skuader te startoje sezonin pa sponsor. Te njejtin fat pati edhe kompania tjeter “Northern Rock”, sponsori i Newcastle, nderkohe qe kompania “Garmin”, sponsori i Midlesbrough po kalon ditet me te veshtira.

Kjo kompani ka humbur 60% te aksioneve te saj qe nga viti 2006. Po keshtu edhe “Samsung”, sponsori i Chelsea, ne krahasim me nje vit me pare ka humbur 40% te aksioneve.

Pjesa me e madhe e kompanive-sponsor ne futbollin anglez kane humbur shume gjate ketyre diteve ne bursen boterore. Vetem per 9 muaj sponsori i Premier League, “JJB Sports” ka 35% ulje te aksioneve te saj, Carlsberg po ashtu 22% humbje, nderkohe qe ne 3 muajt e fundit aksionet e “LG Electronics” kane rene ne 26.

Tashme shihet qe kompanite perendimore po terhiqen nga ky sponsorizim, duke ia lene vendin dollareve te naftes arabo-ruse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›