E Diel, 1 Nëntor 2026

Diabeti ne shtatzeni trajtimi dhe ushqimet e duhura

Pakkush mund ta dije por ne fakt eshte provuar se brokoli riparon demet qe shkakton semundja e diabetit. Te hash brokoli mund ti kthesh demet e shkaktuara nga diabeti

Nese keni diabet nuk do te thote se nuk mund te keni femije apo qe do te keni komplikime te shtatzenise. Por do te thote qe duhet ti kushtoni vemendje shendetit tuaj dhe te keni nje ekip mjekesor te mire prapa shpines.

Vemendje

Para se te ngelesh shtatzene gjej nje mjek specialist per diabetin dhe per mbikeqyrjen e shtatzenise gjeni nje okulist pasi problemet me shikimin jane komplikime diabetike me te zakonshme ne shtatzeni.

Ju gjithashtu duhet te siguroheni qe sheqeri ne gjak eshte stabel se paku 3 muaj para se te ngelni shtatzene keshtu qe duhet te shtoni monitorimin e glukozez ne 6 deri 8 here ne dite.

Pasi te ngelni shtatzene sheqeri ne gjak duhet te jete sa me afer normales qe eshte e mundur per se paku tre muaj. Nese jeni mbipeshe per shkak te diabetit ju duhet te mundoheni te arrini peshen ne nivel normal para se te ngelni shtatzene. Ju mund te keni probleme fertiliteti nese jeni me mbipeshe dhe gjithashtu mund te vuani nga komplikime shendetesore serioze gjate shtatzenise.

Ushtrimet

Fillo ngadale me ushtrime si ecje note apo shtrirje dhe gradualisht shto ushtrimet per tri here ne jave qe te arrish peshen e duhur per tu pergatitur per shtatzeni.

Grate te cilat ngelin shtatzena dhe nuk e menaxhojne si duhet diabetin mund te perballen me probleme hipertensioni dhe probleme te veshkave. Edhe femija juaj ka rrezik me te madh te behet mbipeshe nese nuk monitoroni me kujdes insulinen tuaj. Foshnja juaj mund te lind me nje problem te melcise qe e ben lekuren te verdhe. Ne disa raste me serioze foshnja juaj mund te vdese nga menaxhimi jo i duhur i sheqerit ne gjak gjate periudhes se fundit te shtatzenise. Shmang keto rreziqe duke kontrolluar dhe arritur shendet te mire per trupin tuaj para se te ngelni shtatzene.

Ushqimi

Dieta juaj luan nje rol te madh ne menaxhimin e diabetit para se te ngelni shtatzene dhe gjate shtatzenise. Ju duhet ti balanconi vaktet me fruta dhe perime te fresketa mish pa dhjam dhe produkte bulmeti me pak yndyre. Sigurohu qe vaktet e ushqimit ti keni ne kohen kur ju rekomandon mjeku juaj ne menyre qe te shmangesh qe nivelet e sheqerit ne gjak te bien shume. Se bashku me mjekun tuaj ju mund te sajoni nje plan ushqimi qe do tju ndihmoje ne menaxhimin e diabetit dhe te te tregoje se cili eshte niveli i duhur i sheqerit ne gjak tek ju.

Diabeti tip 2

Diabeti tip 2 duhet te trajtohet me medikamente orale gojore por keto nuk jane te sigurta per shtatzeni. Kur ngeleni shtatzene ju sigurisht qe duhet te filloni te merrni insuline ne vend te atyre medikamenteve orale. Pervecse eshte me e sigurt per foshnjen tuaj insulina gjithashtu ju lejon qe te keni kontroll me te mire te sheqerit ne gjak gjate shtatzenise.

Brokoli

Pakkush mund ta dije por ne fakt eshte provuar se brokoli riparon demet qe shkakton semundja e diabetit. Te hash brokoli mund ti kthesh demet e shkaktuara nga diabeti ne enet e gjakut te zemres sugjeron nje hulumtim. Nje ekip nga universiteti Warwick beson se celesi eshte nje perzierje qe gjendet ne brokoli e qe quhet sulforaphane.

Kjo inkurajon prodhimin e enzimave qe mbrojne enet e gjakut dhe reduktimin ne nivelet e larta te molekulave te cilat shkaktojne deme te konsiderueshme ne qelize.

Perimet

Perimet sikurse brokoli me pare jane lidhur me zvogelimin e rrezikut te sulmit ne zemer dhe goditjes pikes ne tru. Njerezit me diabet jane per pese here me me shume gjasa te zhvillojne semundje kardiovaskulare sikur sulmi ne zemer dhe pika ne tru qe te dyja jane te lidhura me demet e eneve te gjakut.

Ekipi i Warwick puna e te cileve raportohet ne gazeten Diabetes ka testuar efektet e sulforaphane ne qelizat e eneve te gjakut te demtuara nga nivelet e larta te glukozes hyperglycaemia te cilat shoqerohen me diabet.

Ata kane shenuar 73 reduktim te molekulave ne trup te quajtura Reactive Oxygen Species ROS.

Hyperglycaemia

Hyperglycaemia mund te shkaktoje qe nivelet e ROS te rriten per trefish dhe nivelet e atilla te larta mund te demtojne qelizat njerezore.

Hulumtuesit kane zbuluar se sulforaphane aktivizon nje proteine ne trup te quajtur nrf2 proteine e cila mbron qelizat dhe indet nga demet duke aktivizuar antioksiduesit mbrojtes dhe duke bere detoksifikimin e enzimave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›