E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga gjermane dominon Borussia Dortmund

Borussia Dortmund dominon Bundesligën dhe pas fitores 3-0 ndaj Volfsburg, rivendos diferencën prej 11-pikësh në krye të renditjes, duke lënë pas edhe më shumë Leverkusen. Fitorja e 10 në 11 transferta për skuadrën e Jurgen Klopp. Avantazhin për Dortmund e vendos shumë shpejt Lucas Barrios, ndërsa Nuri Sahin siguron rezultatin me golin e dytë pak para mbylljes së pjesës së parë. Volsburg nuk bën dot asgjë dhe Mats Hummels në minutën e 71 fikson rezultatin.

Fiton edhe Leverkusen në rikthimin pas dëmtimit të Michael Ballack, që mungonte që nga shtatori 2010 në fushën e lojës. Leverkusen ka triumfuar 2-0 kundër Hanover. Arturo Vidal hap serinë e golave, ndërsa presingu i vendasve është kuorëzuar me sukses në minutën e 42, kur Simon Rolfes nuk e ka patur të vështirë të thyejë portierin Ron-Robert Zieler. 39 pikë për Leverkusen, ndërkohë që tashmë në vendin e tretë është ngjitur Bayern Mynih.

Bavarezët kanë rikuperuar disavantazhin e Verder Bremen, për tu imponuar 3-1. Per Mertesaker në fakt befasoh Mynih, por reagimi është i menjëhershëm me Arjen Robben, që shënon golin e dytë në dy ndeshje radhazi. Mertesacker protagonist në të mirë e të keq, sepse mbrojtësi lë firmën në golin e dytë të bavarezëve, duke devijuar në rrjetën e tij, përpara se Miroslav Klose katër minuta nga fundi, të shënojë golin e ish-it.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›