Japonia fiton kupen e Azise mund Australine

Japonia ka fituar Kupën e Azisë, pasi ka mundur 1-0 Australinë dhe në të njëjtën kohë ka hyrë në histori si skuadra që e fiton për herë të katërt këtë trofe. Një gol i Tadanari Lee në kohën e dytë shtesë i ka dhuruar suksesin përfaqësueses që drejtohet nga trajneri i njohur italian Alberto Zacceroni.
Australia do të ishte më kërkuese në pjesën e parë të ndeshjes, duke iu afruar golit me sulmuesin kryesor Harry Keëell por nuk do të gjente avantazhin. Edhe Japonia nuk do të arrinte të shfrytëzonte rastet e paraqitura ndërkohë që koha e rregullt e finales së Kup[ës së Azisë do të mbyllej me rrjeta të paprekura.
Edhe shtesa e parë prej 15 minutash nuk do të ndryshonte shifrat e rezultatit, ndërkohë që kur skuadrat po përgatiteshin të shkonin drejt gjuatjes së 11-metëshave Lee do të kalonte Japoninë në avantazh. I futur në lojë si zevendësues, mesfushori me origjinë koreane do të dërgonte topin në rrjetë me një veprim spektakolar, duke vulosur përfundimisht sukesin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Azisë, e cila u zhvillua në Katar. Ky është trofeu i katërt për Japoninë në këtë kompeticion, ndërkohë që asnjë skuadër tjetër nuk ka rritur ta fitojë kaq herë turneun më të rëndësishëm të futbollit aziatik.
Nertan Prifti