Bundesliga gjermane rifillon sonte

Pas 5 javësh gjumi dimëror, si ndonjë ari polar, Bundesliga gjermane rikthehet sonte krejt vrullshëm. Do të jetë vetë Bajerni i Mynihut që do të dalë në fushë, me një vizitë në Mynshengladbah, një ndeshje mes pretendentësh për titull dhe tifozët bavarezë shprehen të kënaqur, siç thotë njëri prej tyre.
“Pres që ata të luajnë një futboll të mirë, pres që të ecin edhe më përpara, ndonëse janë problem 2-3 lojtarët e dëmtuar. Besoj se do të arrijnë të luajnë si edhe deri tani, diçka që më pëlqen” shprehet Mynsh.
Trajneri i Borusias vendase, Lysien Favre, e respekton Bajernin, por premton se nuk do të ketë komplekse inferioriteti përballë tij.
“Bajerni është qartësisht favorit për titullin, duke qenë pak përpara Dortmundint. Por, mendoj se do të jetë një betejë e fortë. Kur luan ndaj Bajernit, është njëlloj sikur luan ndaj kombëtares së Gjermanisë. Janë 8-9 lojtarë të saj aty, por janë edhe Roben, Riberi, Van Bujten apo Rafinja. Për këtë arsye Bajern është favorit. E respektoj, por nuk kemi frikë nga Bajerni”, deklaroi Favre.
Bundesliga do të vazhdojë të shtunën me Shalken që pret Shtutgartin, Verderi shkon në fushën e Kaizerslauternit, ndërsa Këlni, ekipi ku luan Odise Roshi, viziton Volfsburgun.
Të dielën, kampionia në fuqi, Dortmund do të luajë në fushën e Hamburgut. Bajern kryeson me 37 pikë, ndjekur nga Dortmund e Shalke që kanë nga 34, ndërsa Borusia e Mynshengladbahut ka 33 pikë.