Nderron jete skiatorja kanadeze Sara Berk

Lajmërimi është i shkurtër dhe tragjik. Skiatorja olimpike kanadeze, Sara Bërk, ndërroi jetë në një spital amerikan dhe i pari që del e flet është Piter Xhaxh, shefi ekzekutiv i Federatës Kanadeze të Skive
“Jemi shumë të hidhëruar të njoftojmë se Sara Bërk ndërroi jetë. Ajo vdiq në paqe herët në mëngjes në Solt Lejk Siti. Pranë saj ishin i shoqi dhe trajneri i saj, Pejntër”, tha Xhaxh.
Fatkeqja Bërk pësoi dëmtim të rëndë në kokë gjatë një seancë stërvitore në Jutah javën e kaluar dhe nuk arriti ta merrte më veten. E martuar po me një skiator, Rori Bushfilld, Bërk ishte një nga më të mirat në botë në stilin e saj.
Asaj iu bë operacion në arterien e saj vertebrale që ishte çarë, ndërsa hemoragjia në kokë kishte qenë e madhe. Një zëdhënës i familjes sqaroi se Bërk pësoi dëmtime të pakthyeshme në tru nga mungesa e gjakut dhe oksigjenit, kur ajo pati ndalim zemre nga aksidenti.
Sara Bërk doli 4 herë kampione e botës dhe doli në podium në çdo Kupë të Botës në karrierën e saj.