Maqedonasit fyejne shqiptaret me kenge raciste
Ofendimet nga tifozët janë ku e ku më të lehta se kjo që ndodhi së fundmi. Këtë herë janë vetë sportistë maqedonas që ofendojnë shqiptarët me këngë raciste dhe antishqiptare në përfundim të ndeshjes ndaj Çekisë në finalet e kampionatit europian të hendbollit.
Skuadra kombëtare e Maqedonisë fitoi 27-21 ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen e luajtur në Nish të Serbisë, shtet në të cilin po luhet kampionati europian dhe në përfundim të këtij takimi, hendbollistët u përzien bashkë me tifozët që ishin në tribuna, duke nisur festimet për suksesin, por edhe duke tejkaluar qëllimin.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, përfaqësuesja e hendbollit e Maqedonisë është e pastër etnikisht, pasi në të bëjnë pjesë vetëm lojtarë maqedonas sllavë.
Problemet ndëretnike në Maqedoni janë reflektuar edhe në sport ku disa herë ka pasur probleme me ofendime të ndërsjellta nga ana e tifozëve. Një rast tepër i njohur është ai i tifozëve maqedonas në ndeshjen miqësore që Shqipëria luajti në fushën e Maqedonisë në fund të vitit të kaluar, ndeshje që përfundoi 0-0.