Reali nje bombe me sahat

Duhej të ishte sezoni i Realit të Madridit, megjithatë situata e krijuar në klubin “merengue” nuk është nga më të mirat. Skuadra është shndërruar në një “bombë me sahat” dhe shpërthimi duket vetëm çështje kohe.
Paralajmërimi është dhënë nga ish-presidenti i skuadrës së kryeqytetit spanjoll, Ramon Kalderon. Ai ka theksuar se “marrëdhëniet e Murinjos me lojtarët nuk janë të mira, edhe për faktin se trajneri privilegjon futbollistët portugezë dhe të tjerët janë të pakënaqur”.
Kalderon nënvijëzoi se “Mou bën rolin e trajnerit dhe të presidentit, nuk flet prej katër muajsh me Kaka dhe tashmë jeton me fiksimin për të mundur Barcelonën, por ende nuk ka gjetur mënyrën si ti mposhtë katalanët”.
Drejtuesi i stolit është vënë në qendër të kritikave të tifozëve, të cilët e cilësojnë si fajtorin më të madh për humbjen në Kupën e Mbretit me Barçën. Në situatën e krijuar, në mbrojtje të Murinjos dhe lojtarëve, mbi të gjitha të Pepes, ka dalë Zinedin Zidan.
Drejtori sportiv beson se “të gjitha kritikat ndaj trajnerit dhe lojtarëve janë të padrejta”, ndërsa “Pepe është një xhentilmen, ndërsa episodet në fushë lidhen vetëm me dëshirën e tij për fitore”.
Përsa i takon mbrojtësit portugez, drejtuesit e Realit dhe Murinjo kanë vendosur që Pepe të qëndrojë dy javë jashtë fushave. Justifikimi zyrtar është se lojtari ka probleme muskulore, megjithatë ky duket më tepër si një ndëshkim për faktin që ai i shkeli qëllimisht dorën Leo Mesit.
Për këtë veprim, lojtari u kritikua nga tifozët dhe mediat, e pavarësisht ndjesës së 28-vjeçarit, klubi duket se nuk ka më ndërmend të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.