Bundesliga i jep leksion Premier Liges

Mediat angleze i bene jehone te madhe sistemit te akademive te futbollit qe kane klubet gjermane te Bundesliges. Gazeta Telegraph i ka kushtuar nje artikull te posacem ketij fakti. Duzina shkollaresh te rinj mberrijne per stervitje nje ndeshje apo thjesht per te ndjekur programin e strukturuar te tyre per fitnes.
Ata pershendeten nga nje mesazh te shkruar e te vendosur ne korridorin jashte dhomave te zhveshjes Dein vorbild kommt aus unserer mitte Modeli tend eshte midis nesh. Ju mund te ndjeni entuziazem dhe ambiciet e nje kolektivi te tere. Eshte nje skene qe perseritet ne secilin nga 36 klubet e Bundesliges 1 dhe 2 -shkruan gazetari Xheremi Uillson per Telegraph.
Mbeshtetja rreth lojtareve eshte e madhe. Pas deshtimit ne Kampionatin Europian te vitit 2000 Gjermania i beri nje riparim kapital te gjithe sistemit te akademive dhe investoi me shume se 500 milione euro ne futbollin e te rinjve. Tashme eshte vendosur edhe kushti qe per tu regjistruar ne Bundeslige klubet duhet te kene akademite me trajnere te kualifikua me licence te nivelit Uefa-Pro fusha te dedikuara per ekipet e moshave dhoma masazhi doktore fizioterapiste madje edhe nje sauna apo dhe nje xhakuzi.
Nga ana tjeter ka nje direktive per te siguruar nje minimum prej 12 lojtaresh gjermane te kualifikuar ne grupet e moshave midis U-19 dhe U-19. Ajo cfare ndodhi te Dortmundi dhe Verder Bremeni - akademite e te cilave kane prodhuar lojtare si Tim Borovski Aron Hund Kevin Shindler Dominik Shmidt dhe Filip Bargfrede - u pa ne menyre te mrekullueshme ne nje shkalle me te gjere te Gjermania ne Kupen e Botes.
Nese ju shikoni ekipin ne Kupen e Botes shume prej tyre luajten ne Kampionatin Europian U21 te cilin e fitoi Gjermania - thote Kristian Seifert shefi ekzekutiv i Bundesliges. Ata e filluan me U-12 dhe U-13. Te jesh trajner i Gjermanise ne vitin 2014 eshte nje pune e madhe.
Akademite jane vetem nje element i Bundesliges qe dallohet. Rregullat e pronesise me investitoret qe blejne pjesen me te madhe te aksioneve jane te ndaluara si ne rastin e blerjeve te Liverpulit Mancester Sitit Celsit Mancester Junaitid dhe Portsmuthit. Pagesat jane te perballueshme por edhe pse Bundesliga eshte pas Premier League ne gjenerimin e te ardhurave klubet e saj jane me fitimprureset ne bote.
Stadiumet gjermane jane gjithashtu me modernet ne Europe dhe terheqin shifra te larta tifozesh nderkohe qe cmimet jane te uleta. Mesatarja e biletave eshte 21 euro dhe femijet paguajne me pak se pese euro. Gjithcka i ka bere pershtypje te madhe Stiv Meklarenit trajnerit te vetem anglez ne Bundeslige i cili eshte ne drejtim te Volfsburgut. Bukuria e Bundesliges eshte se nja nga dhjete ekipe mund te fitoje - tha ai. Stadiumet jane te mrekullueshem dhe atmosfera fantastike.
500 milione euro
Pas deshtimit ne Kampionatin Europian te vitit 2000 Gjermania i beri nje riparim kapital te gjithe sistemit te akademive dhe investoi me shume se 500 milione euro ne futbollin e te rinjve.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 17 Shtator 2010