E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal kampioni qe kafshon trofete

Rafael Nadal Parera te henen ne Nju Jork konfirmoi veten si tenisti numer 1 ne bote. Spanjolli 24-vjecar ka lindur me 3 qershor 1986 eshte nje prej sportisteve me te medhenj te te gjitha koherave. Nadal ka fituar nente tituj Grand Slem medaljen e arte olimpike ne Pekin 2008 si dhe ishte pjese e ekipit te Spanjes qe fitoi Davis Cup ne finalet e vitit 2004 2008 dhe 2009. Ai kompletoi karrier Grand Slem duke fituar ne US Open duke qene keshtu sportisit i shtate ne histori dhe me i riu ne eren moderne qe e fiton ate. Eshte tenisti i dyte mashkull qe kompleton Career Golden Slam fituesi i kater grand slemeeve dhe medaljes se Arte Olimpike pas Andre Agasit. Nadal ishte renditur numri 2 ne bote pas Roxher Federerit per nje rekord prej 160 javesh rresht perpara se te fitonte vendin e pare te cilin e mbajti nga 18 gushti i vitit 2008 deri me 5 korrik 2009. Ai e rifitoi vendin e pare me 7 qershor 2010 pasi fitoi titullin e tij te peste te turneut French Open. Ai vleresohet nga ekspertet si sportisti me i madh i te gjitha koherave ne fushen me bar duke marre dhe nofken si The King of Clay Mbreti i dheut. Ne vitin 2008 Nadala mori cmimin Princi i Austrias per Sportin si mirenjohje te arritjeve te tij ne tenis.

TALENT I LINDUR
Duke dalluar me intuite talentin e tij per tenisin xhaxhai i tij Toni Nadal nje ish-tenist profesionist i dha per here te pare nje rakete Rafes kur ai ishte vetem 3 vjec. Toni Nadal e ka trajnuar Rafen per shume vite. Kur ishte vetem 8 vjec Nadal fitoi kampionatin rajonal te moshes U-12 ne nje kohe kur ai ishte dhe nje futbollist premtues. Xhaxhai i tij intensifikoi stervitjen me te madje e inkurajoi te luante me doren e majte per te pasur nje avantazh natyral ne fushen e tenisit teksa ai vuri re se Nadali kishte nje lehtesi te habitshme per te luajtur me te dyja duart. Kur Rafa ishte 12 vjec ai fitoi kampionatin spanjoll dhe ate Europian per moshen e tij dhe ishte njekohesisht edhe futbollist. Babai i tij i tha te birit se duhe te zgjidhte midis futbollit dhe tenisit per mos u hallakatur njeheresh edhe nga mesimet ne shkolle. Nadal tha Une zgjodha tenisin. I dhashe fund me futbollin. Kur ai ishte 14 vjec Federata Spanjolle e Tenisit i kerkoi atij te linte Majorken dhe te levizte drejt Barcelones per te vazhduar progresin e tij ne tenis dhe stervitjet. Familja e Nadalit e hodhi poshte kerkesen pjeserisht pasi ata kishin frike se mund te demtonte edukimin e tij por dhe per faktin se xhaxhai i tij Toni Nadal tha Une besoj se ju duhet te shkoni ne Amerike apo ne vendet e tjera per te qene nje atlet i mire. Ju mund ta beni nga shtepia juaj. Vendimi i marre do te thoshte per Nadalin me pak mbeshtetje financiare nga Federata. Ne fakt ishte babai i tij qe mbulonte shpenzimet e stervitjes. Ne maj te vitit 2001 Nadali mundi ish-kampionin e Grand Slemi Pat Kesh ne nje ndeshje te zhvilluar ne dhe. Nadal mori pjese ne dy aktivitete per kampionatin e te rinjve. Ne vitin 2002 ne moshen 16 vjec Nadal mberriti ne gjysmefinalet e turneut per te rinj ne Uimbeldon ne te parin aktivitet te tij per te rinj ITF. Nje vit me pas Nadal i fitoi te gjitha ndeshjet ne rurgen per te fotuar me Spanjen kunder SHBA-se ne kupen per te rinj Davis Cup. Ne moshen 17 vjec Nadal ishte renditur midis 50 sportisteve me te mire. Ne vitin 2003 ai fitoi trofeun esi sportisti me i ri i ATP-se federates se meshkujve. Nadal eshte i njohur per zakonin per te kafshuar trofete qe ai fiton.

STILI I LOJES
Pergjithsisht Nadali luan shume agresiv i bazuar ne levizje dinamike qendrueshmeri levizje te shpejta te kembeve dhe goditjeve kercenuese ne fushe. Nadal eshte i njohur per atletizmin e tij dhe shpejtesine rreth fushe ai eshte i afte te mbroje por dhe te godase shume sakte ne levizje e siper. Nadal eshte nje volejbollist shume i mire ne gjuajtjen direkte dhe kjo e ka ndihmuar ate te arrije ne kater finale te Uimbelldonit ne fushat me bar dhe te fitoje dy prej tyre. Nadal kryen sherbime perfekte. Xhon Jandell nje kerkues tenisi nga San Franciskon perdori video-kamera me shpejtesi te larte dhe nje softuer special per te matur numrin e rrotullimeve te nje topi tenisi te goditur me gjithe forcen nga ana Nadalit. Djemte e pare qe ne vezhguam ishin Sampras dhe Agasi. Topat e goditur prej tyre kapnin rreth 1800-19000 rrotullime ne minute. Roxher Federer e ka kete ne 2700 rrotullime ne minute nderkohe qe Nadal ka shkuar deri ne 4900 rrotullime ne minute por mesatarja e tij eshte 3200 - tha Jandell. Nadal perpara US Open 2010 rriti shpejtesine e sherbimeve te tij duke e maksimalizuar ne 135 metra per sekonde apo 217 km ne ore duke e lejuar ate te fitoje ate me shume pike te lira nga sherbimet. Mentaliteti i Nadalit eshte nje tjeter fuqi fituese e tij. Ai eshte i afte qe te shmange shkurajimin e tij kur ai eshte ne dizavantazh duke e lejuar ate te fokusohet ne fitimin e pikeve te radhes dhe te rimarre avantazhin. Nadal eshte nje lojtar strategjik dhe eshte i afte tu kushtezoje kundershtareve te tij taktiken e tij. Gjithsesi pavaresisht talentit dhe aftesive te tij shume eksperte dyshojne ne jetegjatesine e tij ne sport duke theksuar se stili i tij i lojes e ka cuar ne shume demtime.

I lindur ne qytetin e perlave

Rafael Nadal u lind ne Monakor nga prinderit e tij Sebastian Nadal dhe Ana Maria Parera nje qytet prej jo me shume se 40 mije banore ne ishullin e Majorkes ne Spanje. Rafa ka dhe nje moter me te vogel Maria Izabelen. Monakor eshte nje qytet i famshem per prodhimet e perlave artificiale por dhe nje qytet shume atraktiv turistik. Sportet me te rendesishem ne Monakor jane futbolli dhe basketbolli por dhe garat me kuaj.

Maria e bukur shoqja e klases

Kur Rafa Nadal fitoi turneun ne Nju Jork tifozja speciale e tij ishte Maria Franciska Perelo e njohur me nofken Xiska. Te dy njihen qysh ne vitet e shkolle dhe tashme prej vitesh jane nje cift. Rafa nuk ka treguar ne fillim te karrieres se tij se ai ka pasur nje mikeshe. Me pas ata u pane se bashku ne Majorka nderkohe qe filluan edhe hyrje-daljet ne familje. Maria e ndjek Rafaelin ne te gjitha turnete e tij.

Xhaxhai nje ish-futbollist
Xhaxhai i Rafaelit Miguel Anxhel Nadal ka luajtur si futbollist me Majorken Barcelonen por dhe me ekipin Kombetar spanjoll.

Tifoz i Realit te Madridit
Rafa eshte nje nga tifozet me te njohur boterisht te Realit te Madridit por pa harruar ekipin e qytetit te tij Majorken.

SKEDA
Emri i plote Rafael Nadal Parera
Vendi Spanje
Vendbanimi Manacor Majorkaa Spanje
Data e lindjes 3 qershor 1986 24 vjec
Vendlindja Manakor Majorka
Gjatesia 1.85 m
Pesha 85 kg
Profesionist Nga viti 2001
Luan Me doren e majte
Shuma e fituar 34 milione dollare
Tituj ne karriere 42
Renditja me e larte Numri 1

GRAND SLAM
Australian Open 2009
French Open 2005 2006 2007 2008 2010
Uimbledon 2008 2010
US Open 2010

Rekordet e nje adoleshenti

Ne prill te vitit 2002 ne moshen e 15 vjec e 10 muaj Nadal numri i 762 ne bote mundi Ramon Delgadon dhe u be lojtari i nente ne open era qe fitonte nje ndeshje perpara se te mbushte 16 vjec. Ne vitin 2003 ne turneun e Uimbelldonit Nadal u be tenisti me i ri ne moshe qe arrinte ne turin e trete qysh nga koha e Boris Bekerit ne vitin 1984. Ne vitin 2005 pas humbjes ne finale me Roxher Federerin ai fitoi 24 ndeshje rresht duke thyer rekordin e Andre Agasit per fitore rresht per nje tenist adoleshent. Ne ditelindjen e tij te 19-te Nadal mundi Federerin ne gjysmefinalet French Open. Dy dite me pas fitoi finalen kunder Mariano Puertes duke i bere i pari adoleshent qe fiton nje Grand Slem qysh kur Pit Sampras fitoi US Open ne moshen 19 vjec.

Rafael Nadal mbreti i shtate

Rafael Nadal siguroi nje vend si nje nga tenistet me te medhenj te te gjitha koherave. Favoriti spanjoll fitoi turneun prej 22.6 milione dollare te US Open ne Nju Jork duke mundur ne finale serbin Novak Djokovic me rezultatin 3-1 pas 3 ore e 42 minuta loje. Pjesemarrja ne finale ishte e pabesueshme ndersa fitorja dicka me shume se sa une enderroja te kisha - tha Nadal. Nadal eshte tenisti i shtate qe fiton nje seri te plote me kater Grand Slemesh. Me perpara ai kishte fituar Australia Open dy here Uimbelldon dhe pese turne French Open. Ai eshte per momentin sportisti me i mire ne bote dhe kete trofe e meritoi me te vertete. Kete finale nuk do ta harroj kurre ne jete time - theksoi Djokovic.

SHTATE ME TE MEDHENJTE

Fred Perry
E kompletoi 1935 French Open
Mosha 26 vjec dhe 15 dite

Don Budge
E kompletoi 1938 French Open
Mosha 22 vjec dhe 357 dite

Rod Laver
E kompletoi 1962 US Open
Mosha 24 vjec 32 dite

Roy Emerson
E kompletoi 1964 Uimbledon
Mosha 27 vjec 244 dite

Andre Agassi
E kompletoi 1999 French Open
Mosha 29 vjec 38 dite

Roger Federer
E kompletoi 2009 French Open
Mosha 27 vjec 203 dite

Rafael Nadal
E kompletoi 2010 US Open
Mosha 24 vjec 101 dite

Nadal-Federer rivaliteti i perjetshem

Spanjolli Rafael Nadal dhe zvicerani Roxher Federer kane luajtur kunder njeri-tjetrit qysh nga viti 2004. Ata jane te vetmit ne open era qe kane luajtur ne shtate finale Grand Slemi me Nadalin qe ka fituar pese nga nga shtate finalet. Tre nga keto pese fitore jane arritur ne fushat me dhe te ngjeshur dhe e ka mundur Federerin dy here ne fusha jo me dhe ne Uimbelldon 2008 dhe Australia Open 2009. Shume kritike e konsiderojne rivalitetin e tyre si nje nga me te medhenjte ne historine e tenisit. Dhjete nga 14 fitoret e Nadalit kunder Federerit jane arritur ne fushat me dhe siperfaqet e preferuara te Nadalit. Nadali udheheq ne te te gjitha serite koke-me-koke 14-7 10-2 me fushat me dhe Federer 2-1 ne fushat me bar dhe jane barazim 3-3 ne fushat e ngjeshura.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 17 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›