Superliga ne skanerin e Faruk Sejdinit

Faruk Sejdini eshte nje prej trajnereve me te njohur ne Shqiperi. Shume skuadra jane drejtuar prej tij perfshire Dinamon Skenderbeun Shkumbinin Besen Apolonine Bylisi. Xhaxhi - nofka e tij ne ambientet sportive dhe shoqerore - eshte i hapur per gjithcka dhe pa asnje tabu ne rolin e nje analisti profesionist. Sejdini njihet si nje nga strateget me te mire ne tregun e trajnereve shqiptare. Ne intervisten per Albania-sport trajneri i njohur ben nje analize pergjithesuese te tri javeve te para te Superliges kontrastit midis ekipit Kombetar A dhe Shpreses raportit midis trajnereve dhe presidenteve te skuadrave investimeve te presidenteve te rinj dhe fluksit te lojtareve te huaj ne kampionatin shqiptar.
Profesor Sejdini kane kaluar vetem 3 jave nga 33 javet e ketij sezoni dhe disa prej skuadrave jane profilizuar si favorite. Cili eshte vleresimi juaj per kete periudhe futbollistike te Superliges
Une do te thosha se pozitiv eshte qe rritur konkurrenca. Logjika eshte e thjeshte kur ka konkurrence do te rritet edhe cilesia jo vetem e kampionatit por dhe e futbollit ne teresi. Megjithate eshte shume shpejt per ta percaktuar qysh tani se kush do te jete ekipi kampion pasi ne fakt jane shume ekipe qe pretendojne kete sezon. Nuk besoj se do te ndodhe si ne vitet e kaluara kur ekipi kampion percaktohej edhe ndoshta qysh ne mes te kampionatit.
Disa ekipe rrethesh si Skenderbeu Flamurtari dhe Shkumbini me kane bere investime te medha ne lojtare. Sa mund te ndikoje kjo ne performancen dhe synimet e tyre
Investimet dhe parate jane te domosdoshme por futbollit luhet ne fushe. Gjithsesi klubet kane nevoje dhe per traditen qe kane ato ne futboll. Kjo ka te beje edhe mentalitetin qe ekziston ne nje klub te caktuar pavaresisht kontingjentit te lojtareve qe ai ka per momentin. Ekipet e medha nuk shkoqen shpejt. Vuajne por jane te konsoliduara.
A do te rivalizojne keto ekipe me ato te tradites
Natyrshem qe rivaliteti me ekipet e tradites si Dinamo Tirana e Vllaznia do te jete me i madh por nga ana tjeter duhet te theksoj se po ne pergjithesi jane te njejtet lojtare qe luajne edhe pse kane ndryshuar destinacionin e tyre nga Besa te Skenderbeu nga Tirana te Flamurtari apo nga Dinamo te Shkumbini apo anasjelltas.
Mendoni se kjo ka te beje me fenomenin e mungeses se lojtareve te rinj
Po. Edhe kjo qendron. Une personalisht e kam paraqitur shpesh si nje shqetesim mungesen e lojtareve te rinj te talentuar e me personalitet pavaresisht se ka disa tek-tuk si te Flamurtari apo te Vllaznia. Eshte nje fenomen per te cilin futbolli shqiptar do ta vuaje ne te ardhmen.
Cfare propozon nje trajner me eksperience si Sejdini kur shohim ate qe ndertuat ju me Dinamon e fundviteve 1990
Mendimi im ka qene publik qe Federata duhet te kembengule ne politiken e saj edhe pse jo me detyrim ne perfshirjen e lojtareve te rinj brenda skuadres se pare. Nuk do te kishte asgje te keqe.
Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare ka vendosur si limit deri ne tete lojtare te huaj ne nje skuader te Superliges. Ndikon pozitivisht apo negativisht kjo mase
Une do ta konsideroja nje lloj eksperience te dobishme edhe per vete skuadrat. Megjithate duket se po ekzagjerohet pak. Jam dakord qe ekipet te marrin lojtare te huaj edhe per risine e re qe mund te sjellin nga shkollat nga vijne. Nga ajo qe kam konstatuar kam dale ne konkluzionin se 60-70 per qind e ketyre lojtareve jane pa nivelin qe pritet prej tyre. Nuk kane pse ta bllokojne futbollin shqiptar. Por ne ecim edhe me pershtypjen se eshte i huaj dhe nuk shkeputemi dot nga ky mentalitet.
Pas fluksit te lojtareve braziliane dhe afrikane tashme duket nje vale e re lojtaresh ballkanike ku mbizoterojne serbet boshnjaket kroatet e maqedonasit pa harruar shqiptaret nga Kosova dhe Maqedoni. Si e shihni kete ndryshim destinacioni te importit futbollistik
Kjo ka ardhur edhe si influence e trajnereve nga keto vende qe kane drejtuar ne Shqiperi. Trajneret kroate boshnjake apo malazeze i sollen apo i rekomanduan ata. Gjithsesi jam me dakord me keto grupe lojtaresh me futboll te kohes se sa me afrikane apo braziliane per te cilet kam pasur gjithmone dyshimet e mia si trajner profesionist. Shume pak prej afrikaneve me ka mbetur ne kujtese.
Ju jeni i famshem per nje batute se trajneret jane bere si kartat rimbushese te telefonave celulare kjo dhe per vete faktin se ata shkarkohen apo zevendesohen shpesh. Ne fakt rasti i pare ka ndodhur kur Shkumbini shkarkoi Mirel Josen edhe pse kishin kaluar vetem dy jave kampionat.
Me shkarkimin e trajnereve nuk kam qene asnjehere dakord jo vetem sepse e kam hequr vete ne kurriz. Sidomos kur e heq ate pas vetem dy apo tri ndeshjesh. Nuk sjell asgje te mire. Pasi eshte ai qe ka punuar e ndertuar ekipin gjate fazes pergatitore. Ai ka qene udherrefyesi ne rast se do te flisnim me gjuhen teknike. Nuk mendoj se ai qe vjen si trajner vetem pas dy-tre javesh te beje ndonje reforme pavaresisht ndonje suksesi te ndeshjeve te para. E ka provuar koha kete.
Sa i lire eshte nje trajner ne punen e tij ne Shqiperi
Ne Shqiperi nuk ekziston rreziku i trajnereve sesa njerezve qe nderhyjne ne punet e trajnereve. Troc muhabeti eshte se kur fitojne fitojne presidentet dhe kur humbasin u vihet faji dhe e pesojne trajneret. Asnje trajner nuk eshte i lire te beje punen e tij si ai e ka menduar dhe sic duhet. Raste ka plot perfshire edhe pervojen time. Ata qe e gjykojne trajnerin e bejne kete pas ndeshjes. Kontradikta eshte se trajneri punon dhe drejton ekipin profesionalisht nderkohe qe te tjeret nuk e kuptojne.
Shpeshhere eshte folur per klane lojtaresh qe ndikojne dhe ne rrezimin e nje trajneri. Sa e vertete eshte kjo
Nuk duhet ta pranoj termin klan me kuptimin e tij te vertete. Do ti konsideroja si qejfmbetje edhe zemerimin e ndonje lojtari qe ka nje fare reputacioni te presidenca ai i merr cfaredo qe ndodh ne stervitje dhe i con te presidenti. Keta tipa pergatisin edhe terrenin qe nje dite te afert presidenti i klubit e heq trajnerin. Ne jo pak raste kane ndikuar edhe negativisht ne fatin e trajnereve te tyre.
Ka vetem dy trajnere kampione ne kete sezon ne Superlige Shkelqim Muca te Skenderbeu dhe Sulejman Starova te Tirana...
Pasi nuk i kane lejuar te tjeret te drejtojne e te perfundojne nje kampionat te plote. Keshtu funksionon ne Shqiperi. Nuk ka logjike qe Cim Muca e nxori Dinamon kampion dhe ta heqesh ate. Duhet te gjesh argumentet e duhura dhe te kesh nje shpjegim per kete. Atehere mund te lesh vend per dyshime se nuk ka qene trajneri ai qe e ka nxjerre kampion ekipin.
Shume pak lojtare shqiptare po transferohen ne kampionatet e huaja kur me pare ka pasur me shume futbolliste. Pse po ndodh kjo
Arsyetimi im logjik eshte ky. Ne vitet 1990 ne vertet erdhem nga koha e komunizmit por vinte nga nje baze e fuqishme pune. Kur shkuan lojtaret ne kampionatet e huaja pervecse shkuan per shuma te vogla reflektonin edhe cilesite e nje futbollisti te vertete. Vinin nga shkolla e punes. Tani punohet me pak. Futbolli nuk eshte vetem lekesh. Eshte ceshtje talenti e sidomos pune.
Vitet e fundit jane ndertuar shume fusha madje tani ka disa stadiume me ndricim kjo besoj se ndikon pozitivisht apo jo
Fushat jane si kostumet. Po pate vetem nje do tia nxjerresh shpejt bojen. Duhen disa fusha stervitore e per me teper duhen mirembajtur me njerez profesioniste. Kemi pare fusha qe sapo jane bere eshte dashur shume shpejt te rinderhyhet.
Eshte normale qe lufta ne kampionatin shqiptar te jete e forte dhe kater ekipe te marrin pjese ne kompeticionet europiane por fakti eshte se ne ballafaqimet nderkombetare kemi vite qe deshtojme ne nivel klubesh.
Shkurt dhe sakte eshte ceshtje e profesionalizmit te futbollit tone por dhe profilit te nje futbollisti shqiptar. Jashte punohet shume me elementin e ri. Ketu nuk ka shume seriozitet ne kampionatet e moshave. Jo se ne kohen tone kishte futboll me te mire se sa sot kete nuk mund ta pranoj por se lojtaret ishin me serioze dhe punonin madje mund ti quaj poliglote te sportit. Kryenin shume role. Lojtare force dhe teknike. Por dhe lojtare qe gjuanin me te dyja kembet e jo gjysmake.
Shpresat pasqyrojne gjendjen e futbollit tone
Ne ballafaqimet nderkombetare ka nje kontrast ne rezultate midis ekipeve te ndryshme kombetare te futbollit. Ndersa Kombetarja A eshte perkohesisht e para ne grup per eliminatoret e Euro 2012-s dhe zhvillon lojera bindese ekipi Shpresa humbi gjashte nga tete ndeshjet duke fituar vetem njeren prej tyre ne eliminatoret e Euro 2011-s per moshen e saj. Nderkohe qe rezultate te deshtuara kane pasur edhe perfaqesueset e grupmoshave me te vogla. Trajneri Sejdini dikur nje ndihmes i Medin Zheges si trajner ka kete shpjegim Ekipi Shpresa eshte reflektimi i futbollit shqiptar. Futbolli shqiptar si puna e drurit te shtrember nje te luaj keq prish gjithe lojen e lojtareve te mire. Ekipi Kombetar nuk reflekton drejtperdrejt nivelin e futbollit tone pasi pjesa me e madhe luajne jashte dhe te pakten gjashte lojtare vijne nga Kosova. Por a ka ndonje shpjegim logjik per kete Sejdini shton Duhet pranuar fakti se lojtaret ne kampionatin shqiptar paguhen jo pak per nivelin qe ata kane por jemi shume larg profesionalizmit. Eshte dicka qe e kam vuajtur edhe vete si trajner qofte ne nivel ekipesh apo dhe si pjese e stafit teknik te perfaqesueses. Ka te beje me regjimin oret e stervitjes por dhe me vete impenjimin e lojtareve. Ne fund te fundit futbollin e ben stervitja fusha e lojes eshte pasqyrim i saj ne kushte reale.
Cili eshte
Faruk Sejdini eshte pese here kampion si lojtar me Dinamon 1966-1967 1972-1973 1974-1975 1975-1976 1976-1977 dhe trajner 2001-2002 me Dinamon ndertues i disa skuadrave te suksesshme te Dinamos nje ish-lojtar kampion qe ka veshur fanellen e perfaqesueses 10 ndeshje por dhe nje njeri i batutave therese.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 17 Shtator 2010