E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmirja me shoqe, kampione e Evropës

Fatmire Bajramaj e ka shijuar edhe një titull kampioni me kombëtaren e Gjermanisë në futboll. Gjermania e ka mposhtur në finalen e Kampionatit Evropian për femra përfaqësuesen e Norvegjisë me rezultat 1 me 0.

Mittag në minutën e 49 shënoi golin e vetëm në ndeshje për titullin e Gjermanisë. Ky është titulli i gjashtë për komëbtaren gjermane të femrave.

Bajramaj në këtë takim ishte në bankën rezervë, por që futbollistja kosovare luajti rol të rëndëisshëm për Gjermaninë deri në arritjen në finale./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›