E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga nis lufta per kreun

Sot luhen pese takime te tjera rezultatet e te cilave do te kene nje ndikim te madh ne renditjen e kampionatit. Bajerni i Mynihut do te prese ne fushen e Kelnin. Fitorja eshte detyrim per skuadren e Luis van Galit ne te kundert situata ne klubin bavarez do te komplikohej goxha duke pasur parasysh se ne tre takime ka marre vetem 4 pike.

Kaiserslauterni do te prese ne fushen e vet kryesuesit e Hofenheimit. Vendasit kane arritur te marrin dy fitore ne ndeshjet e para ndersa Hofenheimi I ka fituar te treja takimet. Ne kuoten e 4 pikeve ndodhet edhe Verder Bremeni i cili sot do te prese skuadren surprize.Mainzin. Edhe keta te fundit kane marre maksimumin nga fillimkampionati duke grumbulluar 9 pike.

Gjithashtu sot pritet edhe reagimi i Shtutgartit I cili do te prese ne fushen e vet Borusia Myshengladbahun per te marre piket e para.

Neser do te zhvillohen tre takime te tjera ku spikat perballja Shalke 04-Borusia e Dortmundit.

Dje

Frankfurt 0-1 Freiburg

Sot

1530 Bajern M - FC Koln
1530 Kaiserslautern - Hofenheim
1530 Shtutgart - Gladbah
1530 Bremen - Mainz
1530 Volfsburg - Hanover

Neser

1530 St. Pauli - Hamburg
1730 Leverkusen - Nurenberg
1730 Shalke 04 - Dortmund

2010-09-18 1032

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›