E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani gati per shfaqjen e radhes

Tekniku milanez eshte duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e mbremjes ku do te vere ne zbatim modulin e tij te preferuar 4-3-3.

Mungesa e Alesandre Patos per shkak te demtimit i jep mundesine Alegrit te perdore asin nen menge Filipo Inzagin i cili duket se e fiton balotazhin me Robinjon per nje vend ne formacion.

Syte e publikut kuqezi do te fokusohen serish tek Zllatan Ibrahimovic i cili shkelqeu ne ndeshjen e fundit kunder Okserit ku shenoi edhe dy gola. Alegri deklaron se do ta pozicionoje Ronaldinjon ne te majte te sulmit pasi sipas tij ai eshte pozicioni ideal per brazilianin.

Mungesa e Ambrozinit ne mesfushe i jep nje tjeter mundesi blerjes se re Kevin Princ Boateng per te shpalosur aftesite e tij. Pirlo dhe Sedorf do te plotesojne treshen e mesfushes nderkohe qe per repartin e mbrojtjes asgje nuk eshte qind per qind e sigurte.

Alegri deklaron se per aktivizimin e Tiago Silves perkrah Nestes ne qender te mbrojtjes do te vendosin analizat e sotme mjekesore. Megjithate lojtari brazilian duket i gatshem per kete perballje. Antonini ne te majte dhe Bonera ne te djathte do te plotesojne vijen mbrojtese te Milanit e cila ne dy ndeshjet e fundit ka shfaqur mjaft pasiguri.

Milan - Katania sonte 2045

MILAN 4-3-3 Abiati Antonini Tiago Silva Nesta Bonera Pirlo Boateng Sedorf Ronaldinjo Ibrahimovic Inzagi.

KATANIA 4-3-1-2 Andujar Kapuano Spoli Silvestre Potenca Karboni Ledezma. Biaxhanti Rikiuti Maskara Lopez.

2010-09-18 1113

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›