E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, raundi final

Sot në orën 15.30 luhen ndeshjet e javës së fundit të kampionatit gjerman dhe lufta për titull mbetet mëse e hapur për të paktën edhe 90 minuta. Volfsburgu kryesues duket më i avantazhuari deri këto momente pasi një barazim do e shpallte atë kampion por ndeshja Verder Bremenit nuk është aspak e lehtë, megjithëse Verderit nuk i ka mbetur asnjë pretendim për këtë sezon.

Bajerni i Mynihut dhe Shtutgarit luajne sot shanset e fundit për të fituar kundër njera-tjetres per titullin kampion por edhe për një pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve.

Kampionatin e fiton Volfsburgu nëse:
1.Volfsburgu barazon ose fiton
2.Volfsburgu humbet dhe Bajern-Shtutgart përfundon në barazim

Kampionatin e fiton Bajerni nëse:
1.Fiton Bajern dhe humbet Volfsburgu

Kampionatin e fiton Shtutgarti nëse:
1.Fiton Shtutgarti dhe humbet Volfsburgu

Bundesliga (java 34)
15:30 Bayern-Stuttgart
15:30 Bielefeld-Hannover
15:30 Colonia-Bochum
15:30 Cottbus-Leverkusen
15:30 Frankfurt-Amburgo
15:30 Karlsruher-Hertha
15:30 Moenchengladbach-Dortmund
15:30 Schalke-Hoffenheim
15:30 Wolfsburg-Bremen
Renditja: Volfsburg 66, Bajern 64, Shtutgart 64, Herta 63, ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›