Tirana - Vllaznia, shifra, fakte, kuriozitete...Gazeta "Sport Ekspres" paraqet permes nje specialeje te shkruar nga i mirenjohuri Fatmir Efica, te gjitha kuriozitet e shifrat

Janë deri më tani 151 ndeshje të luajtura në kampionatet superiore. Një “fond” rekord takimesh, që e nderon së tepërmi çiftin” më të vjetër Tirana – Vllaznia, që njohjen e parë e ka më 6 prill 1930 dhe Vllaznia fiton brenda në Shkodër 3-2. Shënuesit e parë për fituesit janë Q.Dërvishi, P.Koloqi, Gj.Kici, ndërsa për bardheblutë R.Maci e H.Kosova.
* Barazimi i parë do të fiksohet në takimin e kthimit. Thuajse një muaj më pas në Tiranë (11.05.) në shifrat 1-1.
* Fitorja e parë e Tiranës i përket kampionatit të 5-të. Arrihet në Shkodër më 13.05.1934 (2-1), shënues M.Gurashi e Jakova ndërsa për Vllazninë K.Martini
* Në tetë ndeshjet e para (1931-1933) janë më dominues shkodranët ndaj kryeqyetatve teksa sigurojnë katër fitore dhe katër barazime.
* Tre ndeshje, e para në Tiranë më 11.05.1930 (1-1), e dyta në Shkodër më 15.05.1932 (0-0), këtu anullohen jo pak por tre gola për Tiranën dhe e treta më 03.05.1936 po në Shkodër (barazim 2-2), janë arbitruar nga gjyqtari anglez Oktay Hill.
* Dy ndeshjet e paharruara finale i përkasin kampionatit të 8-të ( i pari i viteve të pasçlirimit). Në harkun e tre ditëve, shkodranët arrijnë dy fitore të njëjta në shifra (nga 2-1 secila). E para më 23.12.1945 në Tiranë më shënues Z.Barbullushi e Xh.Juka dhe e dyta në Shkodër (26.12) me shënues Vasija 10’, Smajli 86’. Një e vecantë për këto dy finale është se gjykohen nga i njëjti arbitër (Telemak Anastisiadhi).
* Nga 1945 -1950, është një “cikël” i dytë shumë efikas rezultatesh i Vllaznisë ndaj Tiranës. Në 11 ndeshje rresht arrihen 9 fitore e dy barazime. Kjo përbën edhe rekordin aktual që ka Vllaznia ndaj bardhebluve për këto tregues.
* Nga 67 fitoret e Tiranës ndaj Vllaznisë cikli më i gjatë është nga 2001 deri në 2004 për bardheblutë që sigurojnë 7 fitore radhazi. Më 1994-1996 (6 ndeshje) dhe më 2005-2005 ( 5 ndeshje).
* Fitorja më e thellë e Tiranës regjistrohet më 06.11.1993 (5-0) me shënues Tole, Malko, Fortuzi (2) e Bushi. Të thella janë dhe fitoret 5-1 (më 19.04.2008), 3-0 më 06.10.2001, katër herë nga 4-1 më 28.06.1936, 4-1 më 20.06.1937, 4-1 më 27.05.1954 e po kaq (4-1) më 27.08.1989. janë edhe dy 3-0. E para më 08.02.1981 dhe e dyta më 06.10.1981 (kjo në fushën asnjanëse të Lezhës) si dhe një 5-2 më 25.12.1988.
* Në numrin e 48 fitoreve gjithsej të Vllaznisë, disa prej tyre janë me rezultate të thella ndaj Tiranës. Spikasin shifrat 6-0, përsëritur dy herë brenda një kampionati. Më 27.04.1947 në Tiranë dhe më 20.07. në Shkodër. Dallohet 5-0 më 25.02.1951 në Shkodër. Eshtë dhe një 5-1 më 16.06.1946 arritur në Tiranë. Kemi 4-0 më 01.12.1985 dhe i fundit 4-1 më 29.12.2007 po në Shkodër.
* Nga 36 ndeshjet e mbyllura më barazime për këtë cift, dy më të fundit i përkasin këtij kampionati, 0-0 në Shkodër në startin e fazës së parë dhe 1-1 në Tiranë, në startin e së dytës, rekordin e mbajnë shifrat 1-1 (15 herë), 0-0 (13 ndeshje) dhe 2-2 (8 të tilla).
* Dëshmi epërsie sado të vogël të Tiranës ndaj Vllaznisë në duelet njëra me tjetrën është dhe fakti, se janë edhe 12 raste (kampionate), ku Tirana i ka fituar ndeshjet si në fushën e saj ashtu dhe në Shkodër. Në total janë 27 takime, sepse në dy sezone të ndryshme ka patur nga 3 ( më 1989 – 90) dhe katër ndeshje respektive (si më 2005-06).
* Nuk ngelen prapa dhe shkodranët që kanë 10 raste fitoresh të dyfishta (brenda – jashtë) ndaj bardhebluve (gjithsej 20 ndeshje) pasi është luajtur me dy takime vajtje – ardhje e jo më shumë, siç veprohet në sezonet e fundit.
* Dy janë ndeshjet Tirana – Vllaznia që kanë patur më shumë gola me kthesa shumë emocionuese të transformimit të rezultatit. E para më 25.04.1952 në Shkodër (fitore e Vllaznisë 4-3) dhe e dyta më 25.12.1988 Tirana – Vllaznia luajtur në kryeqytet dhe fituar 5-2 nga bardheblutë.
* Në 26 vitet e fundit spikat në duelet Tirana – Vllaznia, fakti se janë tre arbitra që e kanë gjykuar këtë sfidë nga 6 herë. Tiranasi Bujar Pregja dhe nga rrethet fieraku Arsen Hoxha e patosaraku Sazan Velçani.
* Duket vërtetë e rrallë në ndeshjen më 08.05.1988 ( fitore 2-1 e Vllaznisë), kur në Shkodër gjykon arbitri vendas Tef Prela, ç’ka nga “xhaketat e zeza” të rretheve hyjnë vërtetë të rastet e rralla të gjykojnë ekipin e tyre, kur me arbitrat tiranas kjo gjë eshtë krejt e zakonshme.
* Në dy nga përballjet e vitit të kaluar, rezultatet kanë qenë të thjella (nga një në favor të secilës skuadër), por kanë spikatur edhe “tripletat” e Vioresin Sinanit në fitoren 4-1 të shkodranëve dhe ajo e Klodian Duros në fitoren 5-1 të Tiranës.
* Nga 75 ndeshjet e 35 viteve të fundit me interes është fakti se janë akorduar 12 penallti, ku 7 i kanë takuar Vllaznisë dhe 5 Tiranës. Eshtë fiksuar edhe një autogol (në favor të Tiranës) në ndeshjen e 06.12.1981, fituar nga Tirana 2-0 në Shkodër.
* Të rrallë golat e futbollistëve të huaj që kanë milituar vitet e fundit në formacionet e të dy skuadrave, që synojnë titullin e kampionit për këtë sezon. Vetëm baraziliani i shkodranëve Dos Reis Abilio ka shënuar dy gola, ndërsa holandezi Venhov i Tiranës dhe malazezi Miliç i Vllaznisë, secili nga 1 gol.
E Shtune, 23 Maj 2009