E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunga-bunga nuk i del Berlusconit nga koka

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 19:32

Shumica e takimeve mes liderëve botërore bëhen me dinjitet të plotë e më një dekor të përshtatshëm.

E sidomos për një udhëheqës që po përballet me prokurorinë, ti pret që të mbajë një heshtje dinjitoze.

Por kjo nuk vlen për kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, që edhe pse ka marrë një shuplakë të madhe nga elektorati i tij, nuk i ka lënë mënjanë gjestet e tij.

Gjatë një konference për shtyp në Romë, ai nuk mund të rrinte pa bërë një shaka.

Berlusconi, 74 vjeç, që akuzohet se ka bërë seks me një të mitur, ndërpreu konferencën me homologun izraelit, u kthye nga piktura që kishin si sfond pas tyre dhe tha: “Kjo është bunga- bunga nga viti 1811”.

Bunga- bunga i referohet festave seksuale, që organizonte Berlusconi në vilën e tij pranë Milanos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›