Bunjaki kërkon ndeshje miqësore

Prishtinë, 19 gusht - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë vjeshtës pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore. Për këtë arsye përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka shtyrë grumbullimin e përfaqësueses që ishte paraparë të zhvillohet nga dy deri më pesë shtator. Ky grumbullim ishte planifikuar të mbahej në Kosovë, ndërsa në të është dashur të paraqiteshin lojtarët e klubeve kosovare që janë kandidate për një vend në përfaqësuese.
"Jam i detyruar të shtyjë tubimin e shtatorit dhe të orientohemi që eventualisht të organizojmë një ndeshje miqësore gjatë kësaj vjeshte. Më herët kisha planifikuar një grumbullim me lojtarët vendës në datat e koordinuara me UEFA-n dhe FIFA-n prej 2 deri më 5 shtator, që do të kishte më shumë karakterin motivues dhe testues të lojtarëve", ka thënë Bunjaki për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai ka shtuar se ndeshja miqësore do të përdoret edhe për organizimin e një kampi disaditor.
"Kjo ndeshje do të përdorej edhe si grumbullim disaditor i Përfaqësueses A. Shtyrja ka ardhur duke pasur parasysh fillimin e vonuar të parapërgatitjeve të klubeve kosovare për edicionin e ri të garave në Raiffeisen Superligë, por edhe mungesën e kontinuitetit të ndeshjeve të rregullta të Përfaqësueses A", ka shtuar Bunjaki.
Ai vitin e kaluar kishte organizuar disa kampe me lojtarët kandidatë për përfaqësuese. Kosova ndeshjen e fundit e ka luajtur më 10 qershor. Takimi miqësor kundër skuadrës suedeze Halmstad përfundoi me rezultat të barabartë 4:4. Ndeshja ishte luajtur në Suedi. Për Kosovën në atë takim luajtën kryesisht futbollistë të rinj që karrierë bëjnë jashtë vendit, por u paraqitën edhe disa lojtarë të klubeve kosovare.