Vagonë specialë vetëm për femra

Xhakartë, 19 gusht – Hekurudha e Indonezisë ka njoftuar të enjten se ka lëshuar në qarkullim vagonë të trenit vetëm për femra, në mënyrë që të pengohet shqetësimi seksual i femrave në transportin publik.
Vagonët me ulëse ngjyrë të kuqe janë vendosur së pari në linjën hekurudhore që lidh kryeqytetin Xhakarta me qytetin Bogor, ndërsa vagonët e tillë gjenden në fillim dhe në fund të kompozicionit të trenit, ka thënë zyrtari i hekurudhës, transmeton agjencia Reuters.
“Dëshirojmë të përmirësojmë shërbimet dhe të mbrojmë udhëtaret, në mënyrë që ato të ndihen të sigurta”, ka thënë Makmur Siaxhaheran, duke shtuar se femrat mund të shfrytëzojnë edhe vagonët me udhëtarë të përzier.
“Dëshirojmë të pengojmë shqetësimet seksual enë transportin publik”, ka arsyetuar ai futjen në përdorim të vagonëve specialë për femra.
Indonezia është shtet ku jetojnë kryesisht myslimanët.