Katastrofa e Çernobilit ia ndryshoi jetën Sharapovës

Gomel, 19 gusht - Katastrofa e çernobilit 24 vite më parë, transformoi jetën e mijëra personave. Tenistja bukuroshe Maria Sharapova nuk kishte lindur ende, por edhe ekzistenca e saj u kushtëzua nga ajo ngjarje tragjike.
Kështu rrëfen vetë kampionia me origjinë bjelloruse në një intervistë dhënë për ESPN, televizionin që e ka shoqëruar në vendet ku ka jetuar familja e saj.
"Prindërit e mi lanë gjithçka në shtëpinë ku jetonin dhe ia mbathën duke mbajtur në duar vetëm pasaportat e tyre", thotë Maria.
Siç njofton TCH, në vitin 1986 prindërit e tenistes jetonin në Gomel, qytet pranë Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Mamaja e Sharapovës ishte shtatzënë dhe u detyrua të ikte larg vendit të tragjedisë për t'i siguruar një jetë të shëndetshme vajzës së saj. Kampionia lindi pas pak në Siberi, ku emigroi familja e saj.
Në moshën 6-vjeçare në Moskë, Sharapova takoi Martina Navratilovën, e cila besoi fort në aftësitë e Marias dhe i sugjeroi familjes që të transferohej në SHBA.