E Diel, 1 Nëntor 2026

Një kampion Europe për Realin, katër alternativa për stolin

Post-Pelegrini

Pas basteve të humbura me Shuster dhe Pelegrinin, Reali i Madridit nuk dëshiron më që të gabojë në zgjedhjen e trajnerit për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit “merengue” kanë shënjestruar katër teknikët kampionë të Europës, njëri prej të cilëve do të ketë detyrën që ta kthejë klubin në nivele të larta. Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vendosur t’ia besojnë stolin njerëzve ekspertë dhe të mësuar me triumfe: në Madrid pritet të përfundojë njëri ndërmjet Zhoze Murinjos, Rafa Benitezit, Fabio Kapelos ose Karlo Ançelotit. Pasi kanë emëruar dhjetë trajnerë në 10 vitet e fundit, në “Santiago Bernabeu” kërkojnë një person me eksperiencë. Me fjalë të tjera, Reali kërkon një trajner që ka arritur ta fitojë trofeun në Champions League. Megjithatë, Benitez, Kapelo e Ançeloti duket se nuk kanë dëshirë të ndryshojnë ambient. Ndryshe qëndron çështja kur flitet për Murinjon, i cili i ka lënë të gjitha mundësitë e hapura (duke nxitur garën mes klubeve angleze). Vlen të theksohet fakti se “Speciali” kërkon që një ditë të punojë në La Liga.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›