Bunjaku, në bankinë ndaj Hamburgut ?

Nurnbergu i Albert Bunjakut të shtunën do të luajë si mysafir kundër Hamburgut, në kuadër të xhiros së 33-të të Bundesligës gjermane. Nurnberg duhet të fitojë pikë në këtë ndeshje, pasi është i rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit gjerman.
Por, ka gjasa që sulmuesi kosovar Albert Bunjaku të mos inkuadrohet si titullar në këtë takim, pasi ai ka rënë nga forma në javët e fundit. Reprezentuesi zviceran nuk ia ka dalë të shënojë gol për ekipin e tij në asnjërën prej gjashtë ndeshjeve të fundit. Andaj, sipas uebfaqes www.spox.com, vendin e Bunjakut në përballje me Hamburgun pritet ta zë Marcel Risse, Christian Eigler ose Marek Mintal.
Pas 32 xhirove të zhvilluara, Nurnberg aktualisht zë vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit me 28 pikë të tubuara, sa ka edhe Bochum që radhitet në vendin e 16-të. Ndërsa Hannover është skuadra e parafundit në tabelë me 27 pikë.