Leonardo kokëfortë, do largohet nga Milani
Berluskoni
“Leonardo do të largohet nga drejtimi i Milanit. Ai është treguar shumë kokëfortë në zgjedhjet teknike dhe skuadra ka luajtur keq”. Deklarata është dhënë nga presidenti i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni, që në këtë mënyrë ka zyrtarizuar “divorcin” nga trajneri brazilian. “Po zhvillojmë disa negociata, por nuk mund të them më tepër”, shtoi ai, duke iu referuar çështjes së zëvendësuesit. Gjithsesi, Galiani ka reaguar, duke pretenduar se është e pamundur që Berluskoni të ketë thënë diçka të tillë.
#